Kryeministri Berisha dhe IFC diskutojnë për avancimin e tre projekt privatizimeve në Shqipëri
Kryeministri Berisha ka pritur sot në zyrën e tij, Drejtorin e Përgjithshëm të Shërbimeve të Konsulencës pranë IFC-së, z. Angelo Delatti, i cili ndodhet këto ditë në Shqipëri.
Qëllimi i këtij takimi ishte diskutimi mbi avancimin e tre projekt privatizimeve, me të cilat IFC asiston në qeverinë shqiptare.
Në fillim të takimit u diskutua për ecurinë e modelit të privatizimit të sistemit të shpërndarjes së KESH-it, që pritet të shpallet së shpejti.
Më pas u diskutua mbi pregatitjen e tenderit të hidrocentralit të Ashtës si dhe për konçensionin e portit të Durrësit.
Të tre këto projekte janë në rrugë të mbarë, sipas axhendës së parashikuar. Ndaj mendohet që të finalizohen e të shpallen së shpejti.