Universitetet, agjenci për fituesit
• Këtë vit fituesit në universitete do të përcaktohen nga një strukturë e re.
zirina llambro
Por gjithnjë ajo do të jetë në vartësi të Ministrisë së Arsimit. Agjencia Kombëtare e Pranimeve në Institucionet e Arsimit të Lartë (APRIAL) do të ketë si objekt jo vetëm për universitetet publike, por edhe për ato private. Kjo në bazë të akteve dhe marrëveshjeve të veçanta. Qeveria i ka dhënë ok propozimit të Ministrisë së Arsimit, duke miratuar vendimin që mundëson krijimin e kësaj strukture. “APRIAL realizon përcaktimin e fituesve për maturantët kandidatë sipas parimit meritë-preferencë. Ky parim përcaktohet sipas pikëve të grumbulluara në bazë të rezultateve të shkollës së mesme dhe provimeve të Maturës Shtetërore”, thuhet në vendim. Gjithashtu agjencia do të shqyrtojë të gjitha ankesat për procesin e pranimeve dhe do t’u kthejë përgjigje kandidatëve brenda një afati kohor të caktuar. E gjithë baza e të dhënave për maturantët që kandidojnë në shkollat e larta do të përgatitet në formë elektronike. Sakaq agjencia do të bëjë krahasime të të dhënave me vitet e mëparshme dhe do të studiojë e propozojë përmirësimin e sistemit të pranimeve në arsimin e lartë publik. “Drejtuesi i APRIAL emërohet, lirohet dhe shkarkohet nga detyra me urdhër të ministrit të Arsimit dhe të Shkencës sipas procedurave dhe kritereve të përcaktuara me vendim të Këshillit të Ministrave”, përcakton vendimi. Agjencia do të financohet nga buxheti i shtetit, dhe ai çelet si zë i veçantë në buxhetin e përvitshëm të MASH-it. “Efektet financiare prej 12.088 .000 që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, përballohen nga fondi rezervë i Këshillit të Ministrave për vitin 2008”, citohet në vendim. Agjencia mundëson krijimin e një sistemi kombëtar unik dhe transparent të përcaktimit të fituesve, ndër maturantët kandidatë për studimet e larta. “Ngritja e saj jo vetëm do të modernizojë zbatimin e parimit meritë-preferencë, por do t’i japë fund njëherë e përgjithmonë sistemit të dyshimtë të pranimeve në arsimin e lartë. Do të shërbejë gjithashtu si prodhues treguesish për përputhjen e kërkesave të tregut me degët e preferuara nga kandidatët për studime në IAL”, ka vërejtur Ministria e Arsimit. Sipas këtij dikasteri, kjo agjenci do të jetë bërthama informative për zhvillimin e këshillimeve të maturantëve në karrierë.
Kompetencat e APRIAL:
Realizon përcaktimin e fituesve ndër maturantët kandidatë për studime në institucionet e arsimit të lartë, sipas parimit meritë-preferencë.
Ky parim përcaktohet sipas pikëve të grumbulluara në bazë të rezultateve të shkollës së mesme të provimeve të Maturës Shtetërore dhe për programe studimi të caktuara edhe në bazë të plotësimit të kritereve të veçanta, të vendosura nga institucionet e arsimit të lartë me miratim të MASH.
Të përgatisë bazën elektronike të të dhënave të maturantëve kandidatë, me të gjithë elementët e nevojshëm të gjenaraliteteve, rezultateve në provime etj.
Të shqyrtojë ankimimet për procesin e pranimeve dhe t’i kthejë përgjigje kandidatëve brenda një afati kohor të caktuar.
Të studiojë e propozojë përmirësimin e sistemit të pranimeve në arsimin e lartë publik.
Të ruajë dhe administrojë në formë elektronike të gjitha të dhënat e procesit që nga fillimi e deri në regjistrimin përfundimtar të studentëve.
Të analizojë dhe të përgatisë të gjitha të dhënat e procesit, duke bërë edhe krahasime me vitet e mëparshme.