Traktati europian per Fiscal Compact

Grupi parlamentar socialist në asamblenë kombëtare franceze ka aprovuar traktatin e bilancit europian për Fiskal Kompakt me një shumicë votash. Por 13 votat kundër dhe dy abstenimet gjithësesi kanë shqetësuar kryeministrin francez Arolt. “Formalisht ju kërkohet që të të votoni për ratifikimin e traktatit, por nëpërmjet votës suaj ju kërkoj që të prononcoheni për një orientim të ri të Europës. “Fiscal Compact”kishte qenë objekt kriikash dhe nga ana e presidentit të vendit Hollond, deri sa më në fund arriti të shtonte në tekst referime për rritjen ekonomike. Një modifikim që nuk i mjafton krahut më të majtë të partisë. “Traktati përfshin të dyja palët në terma reformash strukturore për vendet që do të marrin ndihma financiare, palë që janë aq domethënëse sa do të përfundojnë duke ndarë nga njëra anë Europën e të pasurve dhe nga ana tjetër Europën e të varfërve. Nuk do të arrijmë të dalim nga kriza me këto mjete, është shprehur Hanotin, deputet socialist. Dhe në këtë klimë e majta radikale ka manifestuar javën e kaluar në Paris, duke kërkuar që të mbahet një referendum popullor për ratifikimin e planifikuar.