Qeveria vendos rimbursimin e akcizës së lëndës djegëse për furrat e bukës
Qeveria do të rimbursojë akcizën e lëndëve djegëse (solar dhe mazut), që konsumojnë furrat për prodhimin e bukës, me qëllim përballimin e konkurrencës dhe uljen e kostos së prodhimit të këtij produkti. Ministria e Financave dhe ajo e Bujqësisë kanë miratuar projektvendimin e ri për rimbursimin e akcizës së lëndëve djegëse të konsumuar nga industritë e prodhimit të brumërave, qumështit, serat me ngrohje etj., e cila pritet të kalojë për miratim në qeveri. Sipas këtij projektvendimi, të propozuar nga Këshilli i Agrobiznesit Shqiptar, parashikohet që për linjat e prodhimit të bukës të rimbursohet akciza për rreth 15.000 tonë solar e mazut në vit. Presidenti i KASH-it, Enver Ferizaj, tha se “projektvendimi specifikon kërkesat që duhet të plotësojnë subjektet për të fituar rimbursim në përputhje me sasinë e produktit të shitur me faturë TVSH-je”. Sipas Ferizaj, ky është një hap tjetër, që po ndërmerr qeveria në mbështetje të industrisë agroushqimore vendase dhe veçanërisht për atë të prodhimit të bukës.
Kursi i këmbimit i Bankës së Shqipërisë
Lekë për njësi të monedhës së huaj
Dollari amerikan USD 84.24 -1.20
EURO EUR 123.34 -1.61
Paundi britanik GBP 164.37 -2.91
Franga zvicerane CHF 76.97 -0.83
Jeni japonez (100) JPY 79.18 -1.04
Dollari australian AUD 75.14 -1.20
Dollari kanadez CAD 83.70 -1.13
Korona suedeze SEK 13.08 -0.12
Korona norvegjeze NOK 15.29 -0.20
Korona daneze DKK 16.54 -0.20
SDR SDR 133.21 -2.00
Ari(OZ 1) XAU 76461.24 +174.10
Argjend(OZ 1) XAG 1395.79 -4.53
8 Shkurt 2008