Rritja e çmimeve, e papërballueshme për invalidët
Rritja e çmimit të bukës, vajit, miellit, sheqerit, orizit e makaronave, por edhe e detergjenteve, duket se ka shkaktuar reaksion të shtresave më në nevojë, të cilat paralajmërojnë deri edhe për protesta. Invalidët para dhe tetraplegjikë, të cilët përfitojnë vetëm 8 mijë lekë në muaj përkrahje sociale, u kompensohet nga shteti vetëm 80 për qind e energjisë elektrike. Por, për këtë shtresë ende nuk ka një projekt punësimi, në një kohë që përfaqësues të kësaj shtrese shprehen se kanë dy vjet që nuk po përfitojnë asnjë rimbursim nga shteti, ndërkohë që çmimet e ushqimeve të përditshëm po arrijnë shifra alarmante. Rreth 2600 para dhe tetraplegjikë të Shqipërisë, të aksidentuar në punë, në rrugë apo të dëmtuar gjatë mjekimit në spital, kërkojnë kompensim për artikujt e shportës tashmë të shtrenjtuar.
8 Shkurt 2008