Qeveria vendos të njëjtat përfitime si ushtarakët edhe për civilët
Laureta Rryçi
Këshilli i Ministrave vendosi dje që punonjësit civilë të Ministrisë së Mbrojtjes të kenë të njëjtat përfitime si ushtarakët që janë nëpër atashetë. Me anë të një vendimi të posaçëm, qeveria vendosi që edhe punonjësit civilë që janë emëruar me detyrë në atashetë pranë forcave të NATO-s të kenë të njëjtat përfitime siç kanë edhe ushtarakët që janë pranë këtyre organizmave.
Kostot
Hapja e selisë së përhershme në NATO pritet t’i kushtojë shtetit shqiptar të paktën 480 mijë euro në vit. Qeveria mori vitin e kaluar vendimin për hapjen e përfaqësisë së përhershme të Republikës së Shqipërisë pranë selisë së NATO-s në Bruksel, duke shtuar edhe numrin e punonjësve në këtë përfaqësi. Në vendimin e saj, qeveria ka përcaktuar numrin ushtarakëve dhe gradat e tyre. Gjithsej do të jenë 13 ushtarakë dhe punonjës civilë që do të punojnë në selinë tonë të NATO-s në Bruksel. “Në përfaqësinë e përhershme të Republikës së Shqipërisë funksionon përfaqësia ushtarake, e cila përbëhet nga: përfaqësues ushtarakë në NATO, gjeneral major; zëvendës/përfaqësues kolonel; oficer shtabi për inteligjencën, nënkolonel; oficer shtabi për operacionet e stërvitjen, nënkolonel; oficer shtabi për logjistikën, nënkolonel; oficer shtabi për planifikimin, nënkolonel; oficer shtabi për komunikim/standardizim, nënkolonel; oficer shtabi për komitetet politiko-ushtarake të NATO-s dhe koordinimin me BE-në, nënkolonel; oficer shtabi për mbrojtjen ajrore, nënkolonel; specialist për administrimin/ financë/protokoll, major, nënoficer për administrimin/ sekretar/operator, kapter; nënoficer për regjistrin, rrjetin e klasifikuar, kapter; shofer/adjutant”, - thuhet në vendimin paraardhës të qeverisë.
Vendimi
Në vendimin e mëparshëm qeveria përcaktoi formulën mbi të cilën do të bazoheshin specialistët për të përllogaritur pagat e ushtarakëve. Pas vendimit të djeshëm, me të njëjtën formulë do të bëhet dhe përllogaritja për punonjësit civilë të emëruar në këto organizma nga Ministria e Mbrojtjes. Sipas vendimit që u mor në vitin 2009: Ushtarakët shqiptarë, për kohën që shërbejnë në përfaqësinë ushtarake të Republikës së Shqipërisë pranë NATO-s, në shtabet e NATO-s, në organizatat ndërkombëtare dhe në shtabet ushtarake ndërkombëtare, trajtohen me pagë për gradë dhe shtesë për përfaqësim. Paga e atasheut ushtarak nuk mund të jetë më e lartë se ajo e ministrit???????????? këshilltar në përfaqësitë diplomatike. Në rastet kur ministri і Mbrojtjes, në marrëveshje me ministrin e Punëve të Jashtme, për shkak të ngarkesës së punës, emëron edhe një ndihmës të atasheut ushtarak, ky trajtohet jo më shumë se grada diplomatike e këshilltarit të përfaqësisë diplomatike. Edhe për punonjësit civilë, pasi të bëhet njehsimi i postit që kanë me gradën, do të bëhet përllogaritja për përfitimet.
Ushtaraku përfiton edhe kompensim për koston e jetesës si më poshtë vijon:
300 euro/USD, për vendet e grupit të parë;
260 euro/USD, për vendet e grupit të dytë;
230 euro/USD, për vendet e grupit të tretë;
200 euro/USD, për vendet e grupit të katërt;
150 euro/USD, për vendet e grupit të pestë.
Vendimi i plotë i Këshillit të Ministrave
Për disa shtesa në Vendimin Nr. 90, datë 28.1.2008, të Këshillit të Ministrave “Për pagat e atasheve ushtarakë, të ushtarakëve të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, që shërbejnë në përfaqësinë ushtarake të republikës së Shqipërisë pranë NATO-s, në shtabet e NATO-s, në organizatat ndërkombëtare dhe në shtabet ushtarake ndërkombëtare”, të ndryshuar. Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 5/1, të Ligjit Nr.8487, datë 13.5.1999, “Për kompetencat për caktimin e pagave të punës”, të ndryshuar, dhe të Ligjit Nr.10190, datë 26.11.2009, “Për buxhetin e shtetit të vitit 2010”, me propozimin e ministrit të Brendshëm dhe ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave
Vendosi:
1. Në Vendimin Nr.90, datë 28.1.2008, të Këshillit të Ministrave, të bëhen këto shtesa:
a) Në titullin e vendimit, pas fjalëve “… të ushtarakëve të Forcave të Armatosura, të Republikës së Shqipëris녔, shtohen fjalët “…dhe personelit civil të Ministrisë së Mbrojtjes…”.
b) Në paragrafin e parë, të pikës 1, pas fjalës “…ushtarakët…”, shtohen fjalët “dhe punonjësit civilë të Ministrisë së Mbrojtjes, vetëm në rastet kur në strukturë parashikohet përfaqësimi i barasvlershëm me një ushtarak me gradë të caktuar…”.
c) Në pikën 2, pas fjalës “…ushtaraku…”, shtohen fjalët “…dhe punonjësi civil i Ministrisë së Mbrojtjes, vetëm në rastet kur në strukturë parashikohet përfaqësimi i barasvlershëm me një ushtarak me gradë të caktuar…”.
ç) Në pikën 3, pas fjalëve “… nga data e mbërritjes së ushtarakut…”, shtohen fjalët “…apo punonjësit civil të Ministrisë së Mbrojtjes…”.
d) Në pikën 4, pas fjalës “…Ushtaraku …”, shtohen fjalët “…dhe punonjësi civil i Ministrisë së Mbrojtjes, vetëm në rastet kur në strukturë parashikohet përfaqësimi i barasvlershëm me një ushtarak me gradë të caktuar…”.
dh) Në pikën 7, pas fjalëve “…Pagesat për ushtarakët…”, shtohen fjalët “…si dhe për punonjësit civilë të Ministrisë së Mbrojtjes…”.
2. Efektet financiare që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi të përballohen nga buxheti i vitit 2010, miratuar për Ministrinë e Mbrojtjes.
3. Ngarkohet Ministria e Mbrojtjes për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.
11 Mars 2010