E Diel, 1 Nëntor 2026

Topalli takon Presidentin turk, Gyl, merr mbështetje për integriminKryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli, takoi dje Presidentin e Turqisë, Abdulla Gyl. Gjatë këtij takimi, Topalli, pasi



Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli, takoi dje Presidentin e Turqisë, Abdulla Gyl. Gjatë këtij takimi, Topalli, pasi shprehu kënaqësinë e vizitës në një vend me lidhje të forta historike dhe miqësore, vlerësoi se këto katër vitet e fundit kanë qenë vitet më vendimtare në historinë demokracisë. “Sot Shqipëria është vend anëtar i NATO-s, me treguesit ekonomike më pozitivë, që shmangën prekjen nga kriza financiare botërore, ka përmbushur të gjitha kushtet për liberalizimin e vizave brenda këtij viti dhe ka përfunduar tashmë rreth 95 për qind të Pyetësorit të Komisionit Europian, për të fituar statusin e vendit kandidat në BE”, - është shprehur Topalli. Presidenti Gyl u shpreh se Turqia është e vendosur të mbështesë integrimin e Shqipërisë në BE, ashtu si edhe çështjen e pavarësisë së Kosovës. Presidenti Gyl dhe kryetarja e Kuvendit shprehën kënaqësinë e tyre se midis dy vendeve ekzistojnë marrëdhënie të shkëlqyera dhe një bashkëpunim në rritje në investime, në shkëmbime tregtare, në fushën ushtarake, në arsim dhe në mjekësi.

Ish-të përndjekurit te Topi për ditën e rrëzimit të simboleve të komunizmit

Presidenti i Republikës, Bamir Topi, priti dje drejtues të Qendrës Shqiptare për Rehabilitimin e Traumës, të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë, të Shoqatës Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut dhe të përndjekur politikë protagonistë të 20 shkurtit 1991, takim ky i kërkuar disa ditë më parë nga vetë ata. Gjatë bisedës, të pranishmit midis të cilëve Gëzim Kalaja, Adrian Kati, Lulzim Braja dhe Sajmir Maloku e njohën presidentin Topi me kërkesën e tyre që emërtimi i datës simbol 20 shkurt 1991 të pasqyrojë më mirë anën dhe të vërtetën historike të atij momenti, duke e përkujtuar atë si ditë të shembjes së diktaturës komuniste dhe të nderimit të viktimave të regjimit komunist. Pasi dëgjoi me vëmendje mendimet e shprehura nga bashkëbiseduesit në këtë takim, kreu i shtetit shqiptar i siguroi ata rreth vullnetit dhe predispozicionit të plotë personal dhe institucional ndaj shqetësimeve të tyre, duke u sugjeruar që të ngrenë zërin dhe të ndjekin të gjitha rrugët dhe procedurat e ligjshme institucionale me synim përmbushjen e kërkesës së tyre.

11 Mars 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›