Qeveria zgjidh problemin perfundimtar te tokave bujqesore

Janë rreth 4500 familje që pritet të marrin tapitë për tokat bujqësore, të cilat janë dhënë në përodrim menjëherë pas viteve 90. Ndryshimet në dy projektligjet për rregullimin e kësaj pronësie janë diskutuar së fundmi në komisionin përgjegjës, të Veprimtarive Prodhuese. Kryetari i këtij komisioni, Jemin Gjana sqaron se këto ndryshime do të ndihmojnë zgjidhjen përfundmitare dhe në mënyrë të drejtë të regjistrimit të këtyre tokave në emër të përdoruesve.
Gjatë diskutimit të këtyre projektligjive, u paraqiten dhe disa mendime të ministrit të Mjedisit, Fatmir Mediu, të cilat nuk morën miratimin e plotë të palëve politike. Sipas Gjanës, këto ndryshime preknin thelbin e ligjit dhe ulnin numrin e përfituesve. Sipas ndryshimeve përfundimtare, do të pajisen me hipotekë të gjitha subjektet, individët apo familjet që kanë punuar në ish-ndërmarrjet bujqësore dhe që e përdorin tokën prej 20 vjetësh, por nuk e kanë privatizuar atë.