E Shtunë, 31 Tetor 2026

Turizmi te huajt i largohen Greqise

Greqia duket se në sezonin veror të këtij viti do të ketë më pak turistë, kjo për shkak të tërheqjes së gjermanëve, të cilët cdo vit kanë zënë pjesën më të madhe të tyre në bregdetin Helen. Lajmet e shumta që cdo ditë përcillen nga shtypi europian mbi ndjenjat anti gjermane që dominojnë grekët, i kanë frikësuar ata për të shkuar në Greqi. Sipas agjencisë Tour Expi, Turistët gjermanë janë frikësuar nga numri i madh i lajmeve për ndjenjat anti-Gjermane që dominojnë grekët, frika nga bllokimi që sjellin grevat si dhe imazhet e televizioneve mbi protestat e dhunshme kundër masave të kursimeve financiare të vendosura nga qeveria. Sipas agjencisë turistike greke, përpos problemeve të tjera ekonomike dhe financiare që ka Greqia, mungesa e gjermanëve këtë vit po shkakton probleme, për shkak se gjermanët janë edhe nacionaliteti më i madh i turizmit të huaj që ndikon në një sektor si turizmi që përbën 15% të PBB në këtë vend. Grekët thonë se nuk kanë asnjë problem me popullin gjerman por me qeverinë e tyre. Sondazhet të shumta të kohëve të fundit kanë treguar se shumica e grekëve kanë shprehur pakënaqësi ndaj kancelares Angela Merkel, pasi qeveria e saj gjithmonë ka akuzuar grekët për të gjitha gabimet e krizës. Sipas Shoqatës së Sipërmarrjeve Greke të Turizmit këtë vit, rezervimet paraprake për sezonin e pikut të verës vetëm nga turistët gjermanë, që llogariten në 14% të të gjithë vizitorëve, kanë rënë me 20%. Amerikanët, britanikët e italianët gjithashtu janë duke zgjedhur destinacione të tjera pushimi në rajon, duke kontribuar në një rënie dy shifrore në rezervimet paraprake. Në fakt shumë media dhe agjenci të ndryshme ndërkombëtare kanë raportuar që në fillim të këtij viti tendecën e britanikëve, italianëve, gjermanëve dhe amerikanëve për të vizituar Shqipërinë. Agjencitë janë shprehur për një rritje të numrit të prenotimeve që në muajin janar. Numri i turistëve të huaj që kanë vizituar Shqipërinë gjatë vitit të kaluar u rrit me 18.7 %, krahasuar me një vit më pare duke shkuar në mbi 4 milionë, të huaj dhe shqiptarë rezidentë në vendet e tjera. Mes turistëve të huaj vitin e kaluar është vërejtur një rritje e numrit të turistëve gjermanë të cilët kanë preferuar përvec bregdetit edhe zonat malore. Duke qenë se brenda vitit 2015 pritet që turistët gjermanë të jenë ata që do të udhëtojnë më shumë në botë, ekspertë botërorë të turizmit, këshillojnë një vëmendje më të madhe ndaj turistëve gjermanë nga ana e destinacioneve të fuqishme turistike në botë, pasi fitimet do të jenë të mëdha.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›