Greqi partite te ndara rreth reformave

Raporti i Bankës Qendrore të Greqisë mbi mbarëvajtjen e ekonomisë kombëtare të prezantuar një ditë më parë nga Jorgos Provopulos, guvernator i Bankës, ndaj aksionistëve, ka vënë dhe njëherë më shumë në dukje ekzistencën në vend të dy palëve që mbështesin dy memorandume. Thënë më qartë planet ekonomike ët vendosura nga kreditorët ndërkombëtarë të Greqisë për të rregulluar llogaritë e vendit. Pala e parë përfshin dy partitë më të mëdha që aktualisht mbështesin qeverinë e Lukas Papadimos, socialist i PASOK, dhe Demokracia e Re, të cilët kanë premtuar se do të punojnë dhe pas zgjedhjeve parlamentare në vend të datës 6 maj, për të cuar deri në fund reformat e nisura dhe të përfshira në këtë plan. Bashkë em tad he pse nga analistët politikë cilësohet si nëj mbështetje e zbehtë është edhe partia e vogël e aleancës Demokratike të Dora Bakojanis, ish minister e jashtme në qeverisë e Kostas Karamanlis. Ndërsa në palën e dytë bëjnë pjesë të gjitha partitë të reja dhe të vjetra, që dhe pse kanë shumë ndryshime ndërmjet tyre, janë deklaruar kundër planit të reformave dhe masat e marra deri tani nga qeveria aktuale greke. Në të kaluarën Provopulos ishte akuzuar, për bashkëpërgjegjësi së bashku me Karamnlis dhe ish kryeministrin socialist Papandreu, se kriza në Greqi kishte ndodhur pikërisht se pse ai nuk kishte informuar dy liderët politikë, për situatën në të cilën ndodhej vendi prej kohësh. Një akuzë kjo e hedhur poshtë nga guvernatori i Bankës në 15 mars para komisionit parlamentar që ndiqte hetimet ndaj tij. Guvernatori I Bankës qendrore të Greqisë ka këmbëngulur se ka informuar në kohë edhe në atë kohë kryeministrin Karamanlis po edhe pasardhësin e tij Papandreu për deficitin e shtetit dhe rreziqet që sillte. Por këtë herë Provopulos ka folur qartë duke thënë se 6 maji do të përcaktojë realisht të ardhmen e vendit. Pasi ka kujtuar dhe njëherë se fushata elektorale po vonon përmushjen e reformave, guvermatori ka shtuar se rezultatet e zgjedhjeve nuk duhet të vënë në dyshim vullnetin e Greqisë për të paguar borxhet e saj, pavarësisht partisë që do vijë në pushtet. Ai ka bërë të qartë se Greqisë i duhet një qeveri koalicioni që do të duhet të vazhdojë me reformat. Por ky pozicionim i qartë i Guvernatorit të Bankës ka ndezur polemika nga ana e palës së dytë që nuk i mbështesin këto reforma.