E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha, Topalli: Ata që dekorojnë vrasësit e bijve tanë janë më shumë se hipokritë

01-06-2011 / Gazeta 55

Zhvillohen homazhe në nderim të dy të pushkatuarve nga regjimi komunist, Sokol Sokoli dhe Tom Ndoja


Kryeministri i vendit Sali Berisha dhe kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli kanë zhvilluar homazhe sot në Institutin e të Përndjekurve Politikë, në nderim të dy viktimave të ekzekutuar nga barbaria komuniste se pse ata protestuan për kushtet më minimale të jetësës në burgun e Qafë Barit.


Shefi i ekzekutiviti Sali Berisha shprehu nderimin dhe përuljen para martirëve të demokracisë që u ekzekutuan nga regjimi barbar për fjalën e lirë dhe besimin te Zoti.


“Shpreh nderimin për familjet e tyre dhe për të gjithë ata që sakrifikuan me vite burg e internime për vlerat më të arrira njerëzore të shoqërisë”- tha Berisha.  


“Duhet ta dini se kur ata kanë votuar janë paraqitur para kutisë së barbarisë dhe kutisë së armikut”- u shpreh kryeministri, duke theksuar se ata ekzekutoheshin për votën e tyre të hedhur jo në kutinë e duhur.


Sipas kryeministrit demokracia është pikërisht respekti i votës ndryshe.


“Kjo është merita e këtij sistemi të ndërtuar me sakrifica, që krahasuar me atë tjetrin, është si dielli me errësirën. Shpreh nderimin më të madh, respektin më të pakufishëm për familjet e Sokolit e Tomës që sakrifikuan aq shumë për lirinë”- deklaroi shefi i ekzekutivit, Sali Berisha.


Ndërkaq, nga ana e saj, kryeparlamentarja ngriti si shqetësim për shoqërinë shqiptare dekorimin që disa institucione i bëjnë përgjegjësve të pushkatimit të të rinjve në vitet e diktaturës.


Sipas kryetares së Kuvendit, këta personalitete s’janë gjë tjetër vecse hipokritë. “Ftojmë këdo që ka një pozicion të caktuar dhe për t’i thënë që të mos guxoni të dekoroni ata që kanë pushkatuar. Ata që dekorojnë vrasësit e këtyre djemve të rinj janë më shumë se hipokrit”- u shpreh kryetarja e Kuvendit.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›