Qeverisja e mirë, Bashkia e Durrësit në krye
Koalicioni Shqiptar Kundër Korrupsionit (ACAC) gjatë një tryeze të rrumbullakët të zhvilluar dje, bëri publike rezultatet e kartës
raportuese të "Qeverisjes së Mirë" për periudhën 3-mujore janar-mars 2008, në 40 bashki dhe komuna të vendit. "Ky projekt i ACAC përpiqet ta bëjë raportimin e qeverisjes së mirë dhe diskutimin publik, mes qytetarëve dhe zyrtarëve lokalë si pjesë përbërëse të shoqërisë civile shqiptare", thuhet në njoftimin për shtyp të ACAC. Sipas renditjes rezulton se Bashkia e Durrësit ka marrë maksimumin e pikëve 45, e ndjekur më pas nga Vlora me 44.5, Saranda 44.4, Rubiku 43.3 dhe Korça 42.7. ACAC si një strukturë në luftën kundër korrupsionit dhe promovimin e qeverisjes së mirë ka në bazë të këtij projekti forcimin e bashkëpunimit mes të zgjedhurve lokalë të dalë nga zgjedhjet e 18 shkurtit 2007 (kryetaret e rinj të bashkisë) nga njëra anë dhe qytetarëve, komunitetit që votuan në anën tjetër, përmirësimin e transparencës së pushtetit lokal apo promovimin e praktikave më të mira të qeverisjes së mirë. Firmosja publike e premtimeve për qeverisje të mirë ishte hapi i parë i kësaj iniciative.