Topi: Bujqësia ka nevojë për 200 milionë USD
Presidenti Bamir Topi kërkoi dje më shumë investime në sektorin e bujqësisë.
Duke folur në konferencën e nivelit të lartë të FAO-s mbi sigurinë ushqimore botërore: Sfidat e Ndryshimit të Klimës dhe Bioenergjisë, kreu i shtetit u shpreh se "Zhvillimi i sektorit bujqësor në Shqipëri ka nevojë për 150-200 milionë dollarë amerikanë në vit nga 5-10 milionë dollarë që u është dhënë fermerëve deri tani. Shqipëria ndodhet para një sfide të vërtetë, sepse konsumatori shqiptar ka sot normën më të lartë të shpenzimeve për ushqimin e familjes". Duke folur për krizën botërore të çmimeve, kreu i shtetit u shpreh se kontrollet e çmimit dhe ndalimi i eksporteve nga disa vende eksportuese, kanë sjellë si rezultat copëzimin e mëtejshëm të tregut botëror. Pasi sipas tij, parandalimi i rritjes së çmimeve me këto mënyra zvogëlon nxitësit për fermerët që të rrisin prodhimin bujqësor dhe konsumatorët të ulin kërkesën për ushqim, duke zgjatur në kohë disbalancat që kanë rritur çmimet. "Një zgjidhje e qëndrueshme dhe afatgjatë varet nga financimi i investimeve në bujqësi, si dhe nga përmirësimi i infrastrukturës rurale. Një zgjidhje e tillë kërkon mirëkuptimin dhe vullnetin për të vepruar në kohën e duhur", theksoi Topi.