Plagosen me pistolete arrestohen dy vellezer
Dy vellezer nga Fushe-Mezezi kane perfunduar ne prangat e efektiveve te Seksionit kunder Krimeve ndaj Jetes dhe Lirise se Personit. Vellezerit Luan Beshku 34 vjec dhe Mithat Beshku 38 vjec jane arrestuar tentative vrasjeje dhe armembajtje pa leje. Sipas policise se kryeqytetit mbremjen e se henes ne Fushe-Mezez te Tiranes dyshohet se Luan Beshku per motive te dobeta ka tentuar te vrase me arme zjarri pistolete 27-vjecarin Durim Murataj i cili aktualisht ndodhet jashte rrezikut per jeten. Gjate kontrollit te ushtruar ne banesen e Mithat Beshkut u gjeten dhe u sekuestruan ne cilesine e proves materiale nje pushke mod 56 me 15 fisheke nje granate si dhe 6 cope ndezes granate. Materialet hetimore do ti kalojne Prokurorise per konsumim te vepres penale te Vrasjes me dashje ne bashkepunim per Luan Beshkun ndersa vellai i tij Mithat Beshku do te akuzohet per armembajtje pa leje.