Qimja e derrit e financave publike
Fatos Çoçoli
Në vitin 2008 morëm një borxh fantastik tregtar. 230 milionë euro, interes euribor (interesi i mbartur i euros, zakonisht është 1.9 për qind) plus as dy për qind interes tregu. Afat shlyerje 15 vjet. Bankat që na e dhanë ishin më se të lumtura që i huajtën para Qeverisë shqiptare. Njëra prej tyre solli falas përkohësisht në Parkun “Rinia”, një kënd të lëvizshëm lodrash për fëmijë me vlerë të paktën 100 mijë euro. Vitin tjetër (2009) provuam sërish, por kësaj radhe na dhanë një çerek miliardi euro, me një interes të jashtëzakonshëm, euribor plus 9.6 për qind. Ishte piku i krizës botërore financiare e ekonomike. U ngushëlluam me rrahjen diplomatike krahëve të Fondit Monetar Ndërkombëtar, e cila e përgëzoi Qeverinë tonë që kishte marrë hua në një vit të vështirë dhe moment, kur të tjerët kërkuan para, por nuk u dhanë. Këtë vit menduam të dilnim edhe ne me bonon(detyrim i një shteti) tonë në euro. E mbiquajtëm eurobondin e parë shqiptar. E premë(sasia) 300 ose 400 milionë euro dhe synuam me një gur të vrisnim dy zogj. Së pari, kredinë tejet të shtrenjtë të marrë vjet ta shlyenim të tërën dhe kështu të shpëtonim Buxhetin e Shtetit nga barra për të paguar interesa kolosale, të shtrira në tre vite. Së dyti, të merrnim me interes të pranueshëm 100 a 200 milionë euro, për t’i përdorur për hallet e buxhetit të këtij viti. Gjithçka u duk se eci mirë, përzgjodhëm ndërmjetës shumë të aftë e të njohur në tregjet ndërkombëtare të kapitalit (bankat JP Morgan dhe Deutsche Bank), vlerësuesit po ndërkombëtarë na vlerësuan me nota kaluese, agjentët e bursave që takuam në Londër, Zyrih, Frankfurt apo Vjenë ishin entuziastë. Erdhi koha(fundi i prillit të këtij viti) ta nxirrnim, ta pagëzonim eurobondin tonë dhe shitja e tij konsiderohej punë ditësh, në mos orësh. Por nuk kaluan një-dy ditë dhe koha u err në tregjet financiare të mbarë botës. Acarimi i krizës buxhetore greke nxori në pah dobësitë e buxheteve të shteteve të tjera të rëndësishme të eurozonës, si Spanja, Portugalia apo Irlanda. Euro brenda majit u zhvlerësua me shtatë për qind në raport me dollarin. Kjo e bëri eurobondin tonë të pashitshëm për momentin. Jo se nuk do të na e blinin, por do të kërkonin interesa të papranueshme për qëllimin për të cilin po nxirrnim eurobondin, atë të marrjes së një borxhi më të lirë sesa kredia e drejtpërdrejtë nga bankat ndërkombëtare. Kështu kjo sprovë mbeti përkohësisht në mes të rrugës. Të vjen të thuash se kishim qimen e derrit me vete, një tersllëk i vërtetë. Dy ditë më parë të provonim dhe do të kishim marrë 400 milionë euro me interes shtatë për qind! Ekonomistë me syze partiake mund të flasin gjithë ditën për injorim të FMN-së dhe të kredive të buta e shtrënguese të saj, për aventurizëm në huamarrjen e jashtme, për një dështim të mirëfilltë në këtë strategji të zgjedhur. Nëse ndërmjet mosveprimit, pranimit të zgjedhës-diktat të FMN-së, për të mos synuar një zhvillim të vrullshëm, por një rritje agoni me pikatore dhe të kontrolluar, do të jem deri në fund të ditëve të mija për variantin e parë. Qeveria e vendit tim mendoj se bëri mirë që provoi të rrezikonte diçka, në emër të një zhvillimi më të qenësishëm. I duhet vetëm hequr kapelja për kurajon e treguar. Por tani vijnë ditë të vështira, pse tregjet e kapitalit mund të qëndrojnë nervoze dhe të pasigurta me muaj të tërë. Për më tepër, kur dje edhe vetë Gjermania e Merkelit deklaroi me gojën e kancelares së saj të hekurt se, do të shpenzojë aq të ardhura sa arkëton. Me fjalë të tjera, edhe ekonomia-motor e eurozonës dhe e gjithë Europës do të jetë këtë vit nën një regjim spartan kursimi e shkurtimi shpenzimesh. Kjo do të thotë bonde më të shtrenjta në treg. Qeveria jonë duhet t’i kthehet planin B. Huamarrjes nga thesi i brendshëm, pra nga bankat e vendit dhe nga qytetarët përmes bonove të thesarit. Këto bono, pas pesë muajve uljeje të përqindjes së interesit, më 1 qershor, në ankandin e radhës pësuan një rritje të lehtë. Do të rriten akoma, pse Qeveria do të kërkojë përherë e më shumë emetime të reja bonosh, ngaqë ka nevojë për para. Ngelet të urojmë që Qeveria të shohë një mundësi të artë për të futur para në arkën e shtetit: legalizimin e aseteve të biznesit. Sikur 500 milionë euro asete të arrijë të legalizojë këtë vit nëpërmjet amnistisë fiskale, me pesë për qind taksë, janë 25 milionë euro që futen në Buxhetin e Shtetit. Ndërkohë që bëhet fjalë për gati 3 miliardë euro asete të përgjithshme të padeklaruara. Qeveria duhet të bëjë një zgjedhje-zgjidhje sa më shpejt dhe ta dërgojë pa humbur kohë projekt-ligjin për amnistinë fiskale për miratim në Parlament.