E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qindra familjet e harruara pas privatizimeve masive

Në radhë të parë doja të falënderoja “Shekulli”-n për këtë dritare të komunikimit qytetar. Unë jam një prej qindra shqiptarëve, që në vitet e ndryshimit të sistemit ishim pa shtëpi dhe ngelëm pa shtëpi.

Ndërkohë që pjesa dërrmuese e popullatës përfitoi shtëpi me 8 mijë lekë, për ne nuk u kujtua njeri. Dhe ende nuk është kujtuar as sot. Ne jemi ende me qira. Ju lutemi, si gazeta më prestigjoze në vend, ta publikoni këtë shqetësim, si problem jetik të qindra shqiptarëve. Me respekt, Fredi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›