E Hënë, 2 Nëntor 2026

Prania jonë në Irak, përkrah Amerikës, është thjesht simbolike

Lexova në “Shekulli on-line” një reagim lexuesi, që kritikonte qeverinë pse ka mbajtur kaq kohë trupat në Irak. Shkruante gjithashtu që Berishën duhet ta vrasë ndërgjegjja, sepse mund të vriten ushtarët tanë atje.

Për mua jo vetëm Berisha, po çdo qeveri shqiptare DUHET të mbështesë Amerikën. Është mision ky. Nuk është se Amerika ka nevojë për ne, as për ato 200 trupat tanë. Prania jonë në Irak, përkrah Amerikës, është thjesht simbolike. Këtë, kushdo duhet ta kish kuptuar me kohë tashmë.

Dhe nuk ka nevojë të vdesë, qoftë edhe një ushtar i vetëm në Irak... Berisha i ka viktimat 5 kilometra larg Tiranës, kur i shpërtheu bomba atomike.. Ti pret ta vrasë ndërgjegjja për në Irak!!!

Ndërgjegjja më vret mua dhe ty, po jo Berishën!

Dhe hajt të lajmë gojën para se ta zëmë në gojë lartmadhninë e tij.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›