Gabim historik apo një zgjidhje historike?
Vitet e fundit alfabeti aktual i shqipes është bërë objekt diskutimesh në shtypin e përditshëm dhe në botimet shkencore. Objekt i disa shkrimeve kanë qenë grafemat dhe , për të cilat nuk ka taste të posaçme në tastierat e tipit QWERTY që përdoren tek ne; në shkrime të tjera, janë ngritur çështje që lidhen me vetë sistemi grafik të shqipes. I tillë është edhe shkrimi “Alfabeti shqip – miti dhe e vërteta” i dr. Aristotel Spiros në Shekulli, disa ditë më parë, në të cilin ngrihen disa probleme me interes që nxitin debatin shkencor lidhur me Kongresin e Manastirit.
Për këtë Kongres kemi shkruar edhe ne, por e kemi parë nga pikëpamja e teorisë së planifikimit gjuhësor, pa u marrë aq me vetë produktin e tij, dmth. me alfabetin si sistem shenjash grafike. Prandaj po përfitojmë nga ftesa e redaksisë për t’u shqiptuar rreth mendimeve për sistemin grafemor të shqipes, duke u ndalur veçanërisht në idetë e shprehura nga autori i shkrimit të mësipërm.
Për sa u përket shkronjave dhe , të cilat në mesazhet elektronike, por edhe në gazeta dhe në dokumente të ndryshme, duke përfshirë edhe kode ligjore, jepen thjesht me përkatësisht me , duke ia lënë lexuesit ta përcaktojë vlerën fonemore të tyre. Tastiera e modifikuar për shqipen, që është dhënë si zgjidhje nga kompania “Microsoft”, nuk është shumë praktike, pasi shkronja , që për nga denduria e përdorimit vjen pas shkronjës , nuk del afër -së, po në skaje të tastierës. Për të shtuar shpejtësinë e shtypjes në kompjuter, disa në vend të -së shkruajnë , kurse për -në përdorin ndonjë shenjë tjetër diakritike dhe pastaj i zëvendësojnë me anë të komandës “Replace” (Zëvendëso), gjë që rezulton me gabime të tjera kur duhen dhënë emra të përveçëm të anglishtes, si Wilson, New York, që dalin ëilson dhe Neë Jork. Propozimi i bërë që të jepet me dy dhe me dy , dmth. çfarë të shkruhet ccfaree dhe pastaj të bëhet zëvendësimi i tyre me komandën “Replace”, ndonëse duket tërheqës, nuk është ekonomik, pasi shton artificialisht numrin e tasteve që duhen shkelur, duke ulur kështu rendimentin e të shtypurit. Veç këtyre, këto dy grafema paraqesin probleme edhe gjatë njohjes së tyre nga skaneri, por edhe në alfabetizimin automatik me kompjuter. P.sh., listën me fjalët ca, curr, copë, cem, çun, çaj çdo program përpunues teksti do ta renditë kështu: ca, çaj, cem, copë, çun, curr; kurse listën emër, endem, eci, epror, ëndërr dhe ëmbël do ta japë në këtë rend: emër, ëndërr, endem, eci, ëmbël, epror.
Grafemën e ka edhe gjuha frënge, por në këtë gjuhë alfabetizimi i fjalëve që fillojnë me të nuk përbën problem, pasi jo vetëm tastiera e kompjuterit, por edhe programet përpunuese të tekstit janë përshtatur për këtë gjuhë. Pikërisht, një zgjidhje e tillë duhet kërkuar edhe për shqipen. Dhe kjo zgjidhje mendojmë se mund të arrihet përmes bashkëpunimit të gjuhëtarëve e informatikanëve shqiptarë me kompanitë që prodhojnë programe kompjuterike.
Një pikë tjetër ku alfabeti i sotëm është bërë objekt kritikash e sugjerimesh ka të bëjë me dyshkronjëshat (digramet) . Dihet se një alfabet ideal do të ishte ai që do të përbëhej vetëm nga shkronja njëshe. Të tillë qenë alfabeti i shoqërisë së Stambollit dhe alfabeti i shoqërisë “Agimi” të Shkodrës. Prania e dyshkronjëshave shihet si një e metë e alfabetit tonë, për kapërcimin e së cilës janë bërë një varg propozimesh. Kësajçështjeje prof. Selman Riza i pat kushtuar rreth 60 vjet një punim shkencor, në të cilin, duke përllogaritur dendurinë e përdorimit të shkronjave në një tekst të shkruar, zbuloi se digramet përbënin mesatarisht 6,4% të teksteve të shkruara. Nga kjo ai arriti në përfundimin se “fonemat që paraqiten me digrame në gjuhën shqipe janë nga më pak të përdorshmet, prandaj ato praktikisht nuk e rëndojnë shumë formën e shkruar të gjuhës” (S. Riza, Abeceja, në “Tri monografina albanologjike, Tiranë, 1944).
Ndonëse kjo përqindje e diagrameve në një tekst të shkruar mbetet pak a shumë e njëjtë edhe sot, ka gjuhëtarë që mendojnë ndryshe. Kështu, studiuesi Haki Ymeri është i mendimit se, po të kishte alfabeti i shqipes vetëm grafema njëshkronjëshe, atëherë për çdo fletë tipografike do të kurseheshin rreth 1000 shkronja, ose një gjysmë faqeje tipografike. Kjo do të thotë që në një tekst prej 50 fletësh tipografike kursimi do të ishte 25 faqe tipografike, pra një fletë tipografike e gjysmë për një kopje të tekstit, e cila shumëzuar për 1000 kopje të një teksti do të sillte një kursim prej 25 mijë faqesh tipografike (A4). Nisur nga kjo, ky studiues propozon që të mënjanohen dyshkronjëshat, ose, në pamundësi për t’i mënjanuar të gjitha, të zëvendësohen vetëm shkronjat dhe , të cilat në korpusin e analizuar prej tij përbëjnë 3,36% të numrit të përgjithshëm të shkronjave (H. Ymeri, në “95-vjetori i Kongresit të Manastirit”, Shkup, 2003, f. 260¬–264). Por se me çfarë grafemash të thjeshta duhen zëvendësuar dyshkronjëshat, ai nuk jep ndonjë mendim.
*Universiteti i Tiranës. Artikulli është replikë e shkrimit “Alfabeti shqip – miti dhe e vërteta” i Dr. Aristotel Spiro / VIJON NESËR