E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lokalet, Meta: S'ka negociata



Kreu i LSI-së, Ilir Meta, hodhi poshtë dje deklaratat e bëra nga sekretari i përgjithshëm i kësaj partie, Luan Rama, për prioritete dhe negociata të LSI-së me PD për zgjedhjet vendore. "Nuk ka asnjë negociatë për zgjedhjet e ardhshme vendore, sepse ka gjëra të tjera shumë më të rëndësishme. Gjithçka do të ndodhë në kohën e duhur e do të vendoset nga forumet përkatëse. Unë ju dhashë qëndrimin tim dhe të LSI-së. është shumë herët për këtë çështje, duke qenë se jemi në procesin e liberalizimit të vizave. Nëse z. Luan Rama ka nisur negociatat, kjo është një çështje e tij", - u shpreh Meta. Pak ditë më parë sekretari i përgjithshëm i LSI-së tha se Bashkia e Tiranës mbetet prioriteti kryesor i sfidës së ardhshme politike dhe se kjo parti ka mjaft kandidatura konkurruese.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›