Rriten incidentet në rrugë, këtë vit tri viktima më shumë se në 2009 Aksidentet, në korrik 51 persona vdiqën në rrugë
Policia e Shtetit deklaroi dje se 51 persona kanë gjetur vdekjen në aksidentet rrugore gjatë muajit korrik të këtij viti.
Shifra e viktimave, dy herë më shumë se të vdekurit në tragjedinë e Gërdecit, një nga ngjarjet më të rënda të viteve të fundit në Shqipëri, është bërë e ditur dje gjatë një analize të Policisë Rrugore. Burime nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit thanë se dje në këtë institucion u zhvillua analiza një mujore e Policisë Rrugore. Në analizë ishin të pranishëm drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Hysni Burgaj, drejtori i Përgjithshëm i Policisë Rrugore, Vullnet Topalli dhe drejtuesit e 12 Njësive Rajonale për Sigurinë Rrugore në qarqe. Sipas të dhënave zyrtare të paraqitura në analizë, gjatë muajit korrik të këtij viti kanë ndodhur 151 aksidente në rang republike, të cilat kanë shkaktuar vdekjen e 51 personave. Gjatë diskutimit, zyrtarët e policisë theksuan se këtë vit, në muajin korrik, në Shqipëri kanë qarkulluar rreth 131 mijë automjete më shumë krahasuar me korrikun e një viti më parë. Policia ka konfirmuar se për shkeljet e konstatuara ndaj drejtuesve të automjeteve janë marrë rreth 59.760 masa administrative me gjobë, ndërsa janë bllokuar rreth 2017 automjete. "Në kuadër të këtyre kontrolleve është marrë masa e pezullimit të lejes së drejtimit në 1784 raste për drejtuesit e automjeteve", - tha policia.
Më shumë viktima se në 2009
Ballafaqimi i shifrave të aksidenteve të ndodhura në korrikun e këtij viti, me të njëjtën periudhë të një viti më parë, tregon se numri i ngjarjeve tragjike në rrugë është rritur. Kështu, sipas të dhënave zyrtare të policisë, në korrik 2009, në Shqipëri kanë gjetur vdekjen nga aksidentet 48 persona ose tre më pak se në korrikun e vitit 2010, muaj i cili është mbyllur me vdekjen e 51 personave në aksidentet rrugore. Treguesit e policisë flasin për rritje të numrit të aksidenteve, në 151 këtë vit, nga 148 aksidente në vitin 2009 apo vetëm 105 të tilla të ndodhura në korrikun e vitit 2008.
Masat parandaluese
Analiza e djeshme në policinë e shtetit ka shërbyer për verifikimin e rezultateve të punës së strukturës së re të Policisë Rrugore, por edhe për nxjerrjen e disa problematikave në këtë fushë. Policia ka evidentuar dje se masat e marra për parandalimin e aksidenteve rrugore kanë qenë të shumta dhe forca goditëse ndaj shkelësve të Kodit Rrugor ka qenë e madhe, pavarësisht ngjarjes fatkeqe të ndodhur në Pukë gjatë këtij muaji. Burimet zyrtare të policisë, kanë pohuar se janë evidentuar problemet kryesore me të cilat përballen çdo ditë efektivat e Policisë Rrugore, siç janë përdorimi i pijeve alkoolike nga drejtuesit e mjeteve, shpejtësia tej normave të lejuara dhe mosvendosja e rripave të sigurimit. Në përfundim të analizës së djeshme, drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Hysni Burgaj, kërkoi forcimin e punës së strukturave policore në drejtim të parandalimit të aksidenteve si dhe të rritet gjithnjë e më shumë forca goditëse me tolerancë zero ndaj shkeljeve të Kodit Rrugor, që bëhen burim aksidentesh duke marrë jetë njerëzish.