Ronaldo nuk është i mërzitur

Mesfushori i Portugalisë, Nani ka thënë se bashkëkombësi i tij Cristiano Ronaldo nuk është i mërzitur, siç sugjerohej pas shprehjes së pakënaqësisë së tij në Real Madrid.
Ronaldo refuzoi të festojë golat e tij në fitoren 3-0 ndaj Granadas fundjavën e shkuar duke u ankuar se është i “mërzitur” dhe i “pakënaqur” në Santiago Bernabeu. Mirëpo, 27 vjeçari e festoi golin e tij në fitoren e Portugalisë ndaj Luksemburgut 2-1 të premten mbrëma në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin botëror 2014.
Ish bashkëlojtari i tij nga Manchester United, Nani ka theksuar se kremtimi i Ronaldos tregoi se ai nuk ka probleme, së paku jo me Portugalinë. “Ronaldo është mirë. A e kemi parë? Ai nuk është i mërzitur, është në rregull”, deklaroi Nani për Marca.