Quo vadis Shqipëri? Krim në familje në Mat, vëllai vret motrën
Share
Nuk është normale që të kalojë një ditë pa një ngjarje të rëndë në këtë vend. Mësohet se një tjetër krim tronditës ka ndodhur në familje paraditen e sotme. Vëllai ka qëlluar me armë zjarri motrën e tij, raporton Ora News.
Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme në fshatin Madhesht të komunës Ulëz, ndërkohë që policia konfirmoi se gruaja ka humbur jetën menjëherë në vendngjarje. Mësohet se viktima është 27-vjeçarja Shqipe Miza, ndërsa autori i ngjarjes vëllai i saj Mirash Miza, 40 vjeç.
Nuk ka detaje për shkaqet e ngjarjes, por një pistë që jep Ora News është ajo e krimit për motive pronësie.
