E Diel, 1 Nëntor 2026

Qymyri dhe gazi marrin dy jete

Nuk ua merrte mendja se gazi me te cilin po ngrohnin paksa ambientin e ftohte ku po rrinin, do te ishte fatal per jeten e tyre. Nje 52-vjecar nga Korca dhe nje 28-vjecare nga Shkodra nderruan dje jete, si pasoje e asfiksise nga gazi dhe prushi. Ne fshatin Ciflig te Korces, Ilmi Hoxha, 52 vjec, banues ne fshatin Barc, qe punonte si roje ne manastirin qe po ndertohet nga kisha ortodokse, u detyrua nga ftohti i nates te ngrohej me nje mangall, por dioksidi i karbonit e la ate pajete gjate nates. Trupi i tij u gjet nga disa punetore te manastirit, te cileve iu desh te shperthenin deren per te hyre ne magazine. Nderkohe, nje 28-vjecare vdiq ne Shkoder nga asfiksia e gazit qe perdorte per ngrohje, kurse i biri i saj 3-vjecar, Raidi, qe ndodhej me te ne banese, mundi te shpetoje. Melica Shkrelaj u asfiksua nje jave me pare ne banesen e vet ne lagjen "Salo Halili" ne Shkoder, nga rrjedhja e gazit nga nje tub i care i pajisjes qe sherbente per ngrohje dhe gatim. Pikerisht ne pasditen e 19 dhjetorit, familjaret hyne ne banese, ashtu sikurse perhere, por me te ndier eren e rende te gazit ne hunde, vrapuan te hapnin dyer e dritare per te ajrosur sadopak nene e bir, te cilet tashme ishin asfiksuar. Djali ishte i mbuluar me batanije edhe ne koke, ndaj kjo "mbulese" mundi t'i shpetoje jeten vogelushit. Ndersa gruaja, duke qene e zbuluar, eshte asfiksuar totalisht, gje qe i kushtoi jeten. Pas trajtimit te pare mjekesor ne spital, ku ata u derguan me urgjence, Raidi 3-vjecar mundi te kaloje rrezikun, nderkohe qe nena e re vazhdoi te ishte shume rende, duke qendruar ne koma per rreth nje jave. Sipas mjekeve te Shkodres, asfiksia nga gazi shkaktoi bllokimin e qarkullimit te gjakut ne trurin e saj, duke bere qe ky i fundit te dale jashte funksionit qe naten e pare te ngjarjes. Nje jave me pas, pikerisht dje, zemra e 28-vjecares vendosi te ndaloje, duke e ndare ate pergjithmone nga jeta. V. Idrizi/I. Vreto

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›