E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vdesin rruges, vinin per dasmen

KUCOVE - Po ktheheshin ne vendlindje, per te prere diten e dasmes, por nje aksident tragjik u preu pergjithmone endrrat per nje jete te lumtur se bashku. Dy te rinj, Erion Goxha, 27 vjec dhe Marsida Goxha, 22 vjec, gjeten vdekjen ne nje aksident me makine teksa ktheheshin nga Greqia per ne familjet e tyre ne Shqiperi. Ata u perplasen ne afersi te qytetit grek Trikallas nga nje makine tip "Audi", qe drejtohej nga nje grek, per te cilin policia helene tha se kishte konsumuar nje sasi te madhe alkooli, ndaj edhe humbi drejtimin e mjetit. Erion Goxha, i cili punonte prej dy vitesh si emigrant ekonomik ne Greqi, lindur dhe rritur ne lagjen "1 Maji" ne Kucove, ishte njohur ne Lamia, ne shtetit fqinj, me 22-vjecaren nga Permeti, e cila kishte emigruar bashke me prinderit. Lajmi i hidhur mberriti ne veshet e familjes se djalit nga nje shok i Erionit, duke u shkaktuar nje brenge te thelle per djalin qe as nuk munden dot ta shihnin, se bashku me te fejuaren. Policise greke qe mberriti ne vendngjarje, iu desh te priste llamarinat e makines qe te nxirrte dy trupat e ciftit Goxha. Me pas, trupat e tyre u transportuan per ne qytetin e Kucoves, ku iu nenshtruan dje ceremonise se varrimit. Familja e vajzes 22-vjecare kerkoi qe trupi i Marsides te varrosej ne te njejtin varr me te fejuarin e saj. "Te pakten te rrine bashke te vdekur, se te gjalle as nuk munden te martoheshin", thane ata. D. Xhelili

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›