E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrasja e shtatzenes

Joniana Xhaferi
VLORE - Vrasja e mistershme e 21-vjecares Enkelejda Ismailaj, dy dite me pare ne Vlore, po hetohet nga policia ne dy pista kryesore, ate te vrasjes se saj nga ish-i dashuri, inspektor krimesh, i cili nuk donte qe ajo ta mbante femijen 6-muajsh qe rritej ne barkun e saj, si dhe pisten e nje vrasjeje te ndodhur brenda familjes, per shkak te paragjykimeve qe mund te kishin per lindjen te nje femije jashte martese te vajzes ose te afermes se tyre. Jashte vemendjes, ndonese me e zbehte si piste, eshte dhe ajo e nje ekzekutimi te kryer per shkak te problemeve qe ka pasur ne te kaluaren vellai i saj i implikuar ne rrembimin e nipit te biznesmenit Sulo Shehut.
Ekspertiza
Trupi i pajete i Enkelejda Ismailajt u varros diten e djeshme, nderkohe qe ekspertet qe kryen autopsine, proces qe mbaroi ne te gdhire te dites se djeshme, dolen ne perfundimin se vajza eshte mbytur me shallin qe mbante ne qafe. Ne trupin e saj u gjeten shenja dhune, gjithashtu ka shume gjasa qe vrasja e saj te jete realizuar me 24 dhjetor, pikerisht nje dite para se trupi i saj te gjendej ne brigjet e plazhit te zones se Jonufres. Mendohet se vajza eshte hedhur ne breg nga lartesia, kur ajo ishte ende gjalle dhe dyshohet se ajo ka nderruar jete pasi autoret ose autori i krimit, eshte larguar nga vendi i krimit. Gjithsesi, policia po heton intensivisht ne pisten qe ka te beje me vrasjen per shkak te shtatzenise se saj prej 6 muajsh, nisur edhe nga fakti se Enkelejda Ismailaj ishte e pamartuar. Grupi i mjeko-ligjoreve pohoi se femija qe rritej ne barkun e saj, i seksit mashkull, ishte teresisht i formuar, kishte nje peshe prej 3 kg, por pergjigjet e analizave te ADN-se se femijes pritet te cojne tek babai i foshnjores, qe mund te jene jo vetem personat e dyshuar dhe te marre ne pyetje deri me tani, por nuk perjashtohet te jete dhe ndonje person i panjohur, qe vetem viktima e njihte.
Dyshimet e familjes
Sipas fjales se familjareve te saj, Enkelejda doli nga shtepia mesditen e 24 dhjetorit dhe nuk eshte kthyer me. Nga te dhenat qe disponon policia, ajo eshte pare pak kohe pasi eshte larguar nga shtepia ne nje prej lokaleve ne zonen e Skeles. Ishte ulur e vetme, por me pas ka ardhur nje person qe e ka marre me automjetin e tij dhe jane larguar se bashku ne drejtim te Ujit te Ftohte. Nga burime konfidenciale, mesohet se familjaret e saj fajesojne per vdekjen e se bijes ish-te dashurin e saj, i cili eshte inspektor krimesh ne Komisariatin e Vlores. Sipas prinderve Eqerem dhe Qefnie Isamailaj, ai nuk e ka pranuar femijen qe Enkelejda rriste ne bark, ndaj i ka kerkuar asaj te abortoje, kerkese kjo qe nuk eshte pranuar nga 21-vjecarja. Kreu i policise se Vlores, Vehbi Bushati, tha nga ana e tij, se po hetohet mbi marredheniet private te vajzes, personat e ngushte te se ciles jane marre ne pyetje, perfshi ketu edhe ish-te dashurin, por pa perjashtuar edhe pisten e krimit ne familje apo ate te nje hakmarrjeje te mundshme ndaj te vellait te Enkelejdes, i cili ishte nje nga rrembyesit e nipit te bosit te cimentos, Sulo Shehut.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›