Qytetarët ankohen për performancën e CEZ
Pas trebesian-pesha javësh të krijimit të portalit në mbrojtje të konsumatorit kmk.al, ankesat më të shumta të qytetarëve kanë të bëjnë me energjinë elektrike. Kryetari i Komisionit të Mbrojtjes së Konsumatorit, Besjan Pesha thotë se shumica e qytetarëve ankohen për mënyrën dhe sasinë e faturimit të energjisë elektrike, nga ana e kompanisë CEZ Shpërndarje. Pesha thotë se janë mbledhur të gjitha ankesat e qytetarëve dhe po merren masat nga ana e komisionit të mbrojtjes së konsumatorit. Qytetarët vazhdojnë të ankohen për kompaninë CEZ Shpërndarje. Një kompani që premtoi se do të rregullonte ndjeshëm sektorin e furnizimit me energji elektrike, deri tani nuk i ka mbajtur premtimet e saj.