E Diel, 1 Nëntor 2026

Qytetarët braktisin takimet e kandidatit socialist, e paralajmërojnë se modeli i tij do ndëshkohet në 8 maj

03-05-2011 / Gazeta 55

Ardian Kollozi: Pas 8 majit, skaner të gjithë veprimtarisë korruptive të Shpëtim Gjikës

Kushtet atmosferike nuk do t’i pengonin aspak banorët që jetojnë në thellësi të zonës së  pylli i Sodës, për të mirë pritur kandidatin e “Aleancës për Qytetarin”, Ardian Kollozi. Kandidati demokrat garantoi se do të vijojë të përkrahë banorët e kësaj zone, të braktisur 8 vite nga kryetari në ikje i bashkisë. Z.Kollozi tha se pas zgjidhjes që i ka dhënë çështjes së energjisë elektrike të zonës, si kryetar i ardhshëm i bashkisë do të kryejë investime të mëdha në infrastrukturën e zonës. Ndërsa tha se do të përfundojë procesi i legalizimit të ndërtimeve, banorët e kësaj lagje të Vlorës, reaguan dje ndaj braktisjes që Gjika i ka bërë për 8 vite. Duke e lënë të vetëm atë, në takimin që kishte organizuar me ta, duke çuar në dështimin e tij. Kandidati i djathte tha se pas 8 majit, do t’i bëhet skaner veprimtarisë korruptive të Gjikës, dhe politikave të tij klienteliste.
“Që tani njerëzit që i kanë qëndruar pranë e kanë braktisur, ndërsa qytetarët në 8 maj, do ta ndëshkojnë modelin e tij me votë”- tha Kollozi.
Në këtë takim, ka përshëndetur dhe ish kryetari i Partisë Socialiste për zonën e armenit. Ai tha se Gjika është një model i shëmtuar i qeverisjes vendore, dhe se ai duhet ndëshkuar me votë. Takimi u përshëndet edhe nga deputeti i Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet Dashamir Tahiri, i cili ftoi qytetarët e zonës të votojnë kandidaturën e z. Kollozi, dhe alternativën e tij, për të rritur shërbesat ndaj qytetarëve.

Me banorë të rajonit nr. 4
“Ecuri të procesit të legalizimeve, dhe mirë-menaxhim të fondeve që burojnë nga kjo reformë”. Këtë do t’u garantonte kandidati demokrat për bashkinë e Vlorës, Ardian Kollozi banorëve të rajonit numër katër pranë pyjores. Në këtë takim spontan, z. kollozi tha se krahas procesit të legalizimit, do t’ju jepet zgjidhje problemeve më akute të zonës, e fyer për 8 vite nga kryebashkiaku në larg, Shpëtim Gjika. Pas 8 majit, Kollozi do të theksonte se do të prishë të gjitha kontratat dhe lejet abuzive të dhëna nga ai që Kollozi e cilëson kryetari në ikje i bashkisë. Kandidati demokrat, Ardian Kollozi, i cilësoi demagogji premtimet e Shpëtim Gjikës. Në këtë takim, kandidati i “Aleancës për Qytetarin” reagoi ndaj shpifjeve në adresë të tij, të ideuar nga rivali i tij socialist.
Kollozi duke denoncuar përpjekjet e Gjikës, për të paguar njerëz që të thonë publikisht intrigat e rastit, tha se ai është i pashpresë në përpjekjen e tij.
Ardian Kollozi ftoi banorët të ndajnë me të së bashku, fitoren në zgjedhjet e 8 majit.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›