Qytetarët kërkojnë rimbursimin e më shumë barnave të shtrenjta
Zgjerimi i skemës së sigurimeve dhe futja e më shumë barnave alternative, sidomos e atyre të kushtueshmeve është një ndër kërkesat kryesore të pacientëve që drejtohen ëdo ditë në farmaci. Farmacistët sqarojnë se shumica e qytetarëve që drejtohen për të blerë barna me rimbursim kërkojnë që pjesë e skemës së sigurimeve shëndetësore të bëhen dhe disa barna që kanë një kosto të lartë për blerjen e tyre. Disa nga barnat që janë për trajtimin e sëmundjeve të rënda si tumoret, sëmundjet e veshkave, sëmundjet e zemrës etj, kanë një kosto të lartë për blerjen e tyre. Mjaft pacientë, kryesisht pensionistë, shprehen se shpeshherë janë drejtuar pranë ISKSH-së për të kërkuar zgjerimin e listës së barnave të rimbursueshme për disa sëmundje. Shqetësimi i qytetarëve lidhet me faktin se nuk kanë mundësi blerjeje për përballimin e gjendjes së tyre shëndetësore për shkak të mungesës së më shumë barnave alternative dhe cilësore në farmaci. Mjaft të sëmurë rëndë nga veshkat apo të prekurit nga tumoret etj, kërkojnë që në farmaci të gjejnë të gjitha alternativat e barnave të shtrenjta dhe cilësore për të kuruar sëmundjen e tyre. Ndërkohë që, nga Drejtoria e ISKSH-së, në deklaratat zyrtare, është bërë e ditur se vitin e ardhshëm do të ketë një zgjerim të skemës dhe futje të më shumë alternativave. Farmacistët sqarojnë se ka mjaft të sëmurë të cilët shprehen se i blejnë barnat jashtë vendit për shkak të pamundësisë për t’i blerë në vend dhe krahasimit në cilësi që bëjnë me barnat e blear në farmacitë e këtueshme. Por, jo të gjithë e kanë mundësinë e blerjes së vazhdueshme të barnave jashtë vendit. Për këtë arsye kërkohet që të futen më shumë alternativa barnash dhe sidomos e atyure që kushtojnë më shumë dhe që përdoren për sëmundjet e rënda, që kanë trajtim të vazhdueshëm.
Sëmundjet
Të sëmurët nga sëmundjet e rënda kërkojnë edhe blerjen e më shumë barnave për të kryer kurimin, por që kostoja e tyre është e lartë. Për një kurim më të mirë duhet që barnat të jenë cilësore dhe të efektshme për kët arsye kërkohet dhe futja e disa barnave alternative. Farmaistët sqarojnë se një gjë e tillë ndodh edhe me rastin e Paracetamolit, që një tabletë e importuar nga një vend dhe që ka një kosto më të lartë, është më cilësore se një tabletë e importuar nga një vend tjetër, por që ka një kosto më të ulët. Një pjesë e madhe e barnave që janë të rimbursushme janë ato që i përkasin alternativës së parë dhe që kanë një kosto më të ulët.
Përfituesit më të mëdhenj të barnave me rimbursim janë të sëmurët kronikë, të cilët janë të detyruar të blejnë vazhdimisht barna. Njëkohësisht në këtë kategori përfshihen të sëmurët me zemër, veshka, tumoret etj. Ndërsa pjesa tjetër e përfituesve janë fëmijët që vuajnë nga sëmundje të rënda. Për këtë arsye, barnat janë vendosur sipas prioriteteve, duke nisur nga fëmijët hemofilikë, të sëmurët me kancer etj. Nevojat për shtimin e listës së barnave të rimbursueshme për këtë vit, kanë qenë të domosdoshme, por buxheti i akorduar për shtimin e barnave ka qenë i pamjaftueshëm. Sëmundjet kardiovaskulare rimbursohen me masën rreth 70% nga ISKSH-ja. Sëmundjet kardiovaskulare zënë vendin e parë në sëmundshmërinë e përgjithshme të popullsisë në vendin tonë. Duke parë domosdoshmërinë e kurimit dhe barnat e shumta dhe të domosdoshme që nevojiten, rimbursimi i tyre është bërë në masën 70 për qind.
Barnat
Ministria e Shëndetësisë dhe ISKSH-ja vendosën që në listën e barnave të rimbursueshme të shtimin e 21 alternativave barnash në formë dozash, si dhe bënë zëvendësimin e 5 barnave ekzistuese në listën e Barnave të Rimbursueshme të vitit 2007 me ato që iu shtuan së fundmi. Zëvendësimi i tyre u bë me të njëjtat barna, por që kanë një përshtatje të formë-dozës me të cilën ato janë regjistruar dhe qarkullojnë në Shqipëri. Njëkohësisht, specialistët vendosën që të hiqen nga lista 11 barna, të cilat nuk janë në qarkullim në vendin tonë ose janë deklaruar nga vetë fabrikuesit e tyre që nuk do të prodhohen më në atë formë. Specialistët theksojnë se për ato sëmundje, të cilat trajtoheshin më parë me këto barna, ekzistojnë në listën aktuale alternative të njëjta për trajtimin e tyre. Kështu, komisioni ka marrë parasysh propozimin e ISKSH-së për të pasur dy lista me barna alternative, një listë të plotë të barnave të rimbursueshme dhe listën me bashkëpagesë me pacientin.
Zëvendësohen
Këto barna u zëvendësuan pasi nuk prodhohen dhe tregtohen më në vendin tonë.
Barnat që hiqen nga lista jane:
1. Sulfadiazinum argenticum 1% - 50 g tub.
2. Betamethasonum Dipropionatum 0.64 mg/g - 20 g tub.
3. Estradiolum Valeratum + Cyproteronum Acetatum (4 + )mg tabl.
4. Hydrocortisonum 100 mg - 5 ml fl.
5. Ipratropium Bromide 0.025% - 20 ml inh. fl.
Barnat që zëvendësojnë barnat e mësipërme janë:
1. Sulfadiazinum argenticum 1% - 40 g
2. Betamethasonum Dipropionaturn 0.05% - 20 g
3. Estradiol + Drospironone (1 + 2)mg
4. Methylprednisolone 125 mg
5. Ipratropium Bromide * 200 doza inh.- 10 ml
Barna që hiqen nga lista e rimbursimit:
Hiqen nga lista pasi nuk prodhohen dhe tregtohen më në Shqipëri, por këto barna kanë alternativa të tjera në listë për trajtimin e sëmundjeve dhe nuk cënohet trajtimi i pacientëve.
1. Acidum ursodeoxycholicum 300 mg caps.
2. Insuline Humane Biosintetike Bifazike Izofane lOONj.N/ml- 3 ml
10/90 pen
3. Insuline Humane Biosintetike Bifazike Izofane lOONj.N/ml- 3 ml
20/80 pen
4. Bezafibrate 200 mg drazhe
5. Neomycini Sulfas+Bacitracinum(0.5g+50000Nj.N)%-30 g tub.
6. Methylergometrinum maleas 0.025% -15 ml fl.
7. Testosterone propionate 50 mg/ml - 1 ml amp.
8. Mazipredonium Chloratum 30 mg - 1 ml amp.
9. Cefaclor Hydrochloride 250 mg caps.
Alternativat e barnave që shtohen:
Perberesi aktiv Forme-doza
Mesalazina 500mg tabl 500 mg
Propafenone Hydrochloride 300 mg tabl 300mg
Isosorbide - 5 - mononitrate 20 mg tabl 20mg
Dexamet. Sodium Phosphate 0.2%-10 ml. Pika orale x 0,2 %-10 ml
Flutamide 250 mg tabl 250 mg
Mycophenolic Acid 360 mg film coated tabl 360 mg
Mycophenolic Acid 180 mg film coated tabl 180 mg
Natrium valproicum 50mg/ml-100ml flakon 50mg/ml-100ml
Magnesium Dipropilacetate 10%-100 ml flakon 10%-100ml
Formoterol Fumarato sol. for inhal. x 12 mcg pompe *100 inhalacione
Phenitoine 100 mg tab. 100 mg.
Interferon beta - 1a 22 mcg(6 MIU) Sol for injec
Interferon beta - 1a 44 mcg(12MIU) Sol for injec
Anastrazole 1 mg 1 mg
Glyceryl trinitrate fl. 0.4mg/spray-200 doza
Valsartan +Amlodipin 160/5 mg tab. 160/5
Valsartan +Amlodipin 80/5 mg tab. 80/5
Insulin aspart solution 100 UI/ml-3ml pre-filled syr.
Insulin aspart solution 30/70, 100 UI/ml-3ml pre-filled syr.
Insulin detemir solution 100 UI/ml-3ml pre-filled syr.
Insulin glargine solution 3.64 mg/ml-3ml pre-filled syr.
19 Tetor 2008