PD nxjerr nga koalicioni aleatët, fëmijët fushatë për numrin 10

Demokratët shkelin etikën. Fëmijët përdoren për punë të zezë
Partia Demokratike prish koalicionin e saj zgjedhor me Partinë Republikane. Megjithëse ende këto dy parti të mazhorancës aktuale nuk kanë dhënë një konfirmim zyrtar publik lidhur me krisjen mes raporteve të tyre, PD ka qenë ajo që ka shfaqur hapur shenjat e para. Ishte deklarata e kreyparlamentares Jozefina Topalli bërë dy ditë më parë në një tur elektoral në Postribë të Shkodrës, ku me shumë gjakftohtësi ajo ka lëshuar akuza të rënda ndaj Partisë Demokristiane por edhe asaj Republikane. "Partia Republikane është një parti spiunësh. Duhet të krijohet një qeveri që të mos ketë parti të vogla që ua thonë emrin demokristianë apo republikanë", është shprehur Topalli para banorëve të Postribës. Ende nuk dihen arsyet e deklaratës bombë të Topallit lëshuar ndaj republikanëve, por duket se këta të fundit kanë qenë të papërgatitur për këtë sinqeritet vrasës që ajo ka treguar ndaj tyre, për më tepër që i ka dhe pjesë të koalicionit të partisë së saj. Por nëse mendohej se Partia Republikane do të kundërpërgjigjej me të njëjtën monedhë ndaj aleates së saj demokrate, një ditë më vonë Partia Republikane e ka cilësuar deklaratën e Topallit thjeshtë si një kërcënim personal të saj, të paarsyeshëm dhe që bie ndesh me paktin e nënshkruar me Partinë Demokratike. Mes Partisë Republikane dhe asaj Demokratike ka një marrëveshje të nënshkruar më 21 mars të këtij viti nga dy kryetarët Sali Berisha dhe Fatmir Mediu. Ne i hedhin prapa qëndrimet personale të mbajtura nga gjithsecili dhe shohim nga e ardhmja, u shpreh në emër të kryesisë së Partisë Republikane nënkryetari i kësaj partie Neritan Alibali, i cili është edhe kandidat republikan i qarkut të Shkodrës. Republikanët kërkuan që të votohet për koalicionin e djathtë dhe përmendën faktin se kryeministri Berisha e ka vlerësuar Partinë Republikane si aleatin më të ngushtë dhe se republikanët do jenë sërish një koalicionin qeverisës.
Puçi i fshehtë i PD, ndaj PR. Por, nëse republikanët mendojnë me të vërtetë se ky ishte thjeshtë një incident mes tyre dhe zonjës Topalli, bëjnë gabim të rëndë. Partia Demokratike po punon fshehurazi kundër Partisë Republikane edhe në terren. PD ka aktivizuar prej kohësh në shtabet e saj elektorale qindra fëmijë dhe adoleshentë, të cilët pasi instruktohen mire nga përgjegjësit e tyre, shpërndahen nëpër lokale, rrugë, lagje dhe banesa për të bindur votuesit se PD nuk ka koalicion me PR ndaj duhet votuar numri 10 që në fletën e votimit i përket Partisë Demokratike. Vijmë nga Partia Demokratike. Duam tu themi se kjo parti nuk ka bërë koalicion me asnjë parti tjetër, as me PR ndaj në fletën e votimit duhet të shënoni vetëm numrin 10, shprehet duke iu marrë fryma nga fjalia standarde që i është mësuar në shtab, një 15-16 vjeçar i cili nuk largohet pa të lënë edhe një fletushkë në dorë, në të cilat reklamohen arritjet e PD në këto katër vite qeverisjeje. Por mjafton një provokim i vogël i djaloshit dhe grupi të të rinjve që e shoqërojnë gjithë ndrojë, dhe zbulon se në të vërtetë ata nuk e dinë aspak se çfarë do të thotë realisht fjala koalicion, e për më tepër nëse PD e ka bërë një të tillë me Partinë Republikane apo partitë e tjera. Kjo është puna që po bën PD në këtë fushatë, e cila edhe pse publikisht i rreh shpatullat Mediut dhe përfaqësuesve të tjerë të PR, në elektorat i bie hasha, duke kërkuar votën si e vetme në këto zgjedhje. Përdorja e fëmijëve në këtë manipulim, është një gjetje e bukur por dhe me risk. Pjesa intelektuale e qytetarëve që kanë njohuri të mjaftueshme rreth politikës dhe zhvillimeve të shëmtuara por dhe të koklavitura të saj në këtë fushatë, mjaftohen vetëm me një qeshje ironike teksa dëgjojnë këta fëmijë apo adoleshentë që përpiqen tu mbushin mendjen se PD garon e vetme në këto zgjedhje dhe vota i duhet dhënë vetëm asaj. Ndërsa masa, është tjetër gjë. Këtu PD edhe mund të përfitojë, pasi ka edhe nga ata që mund të bien pre e këtyre mashtrimeve, por njëkohësisht edhe sqarimeve përfituese të filozofuara ekskluzivisht nga PD.
******************************************************PDK reagon ndaj deklaratës së Topallit
Partia Demokiristiane ka deklaruar menjëherë pas deklaratës së bërë nga nënkryetarja e PD, Jozefina Topallli e cila ka lëshuar akuza të rënda ndaj kësaj partie Deklaratat e Topallit, shprehje e nje krize te thelle morale dhe politike, por dhe paniku, lidhur me rezultatin e zgjedhjeve, është shprehur kreu i i PDK Ndoka. Sipas tij, Topalli është kthyer në një nga figurat më të urryera të qytetit të Shkodrës. Topalli çdo ditë e më shumë e prek humbjen e mbështetjes në Shkodër, edhe përse përpiqet të vendos terror me bandat e saj. Humbja nuk është e prekshme vetëm për Topallin, por dhe vetë PD. Kjo zonjë së bashku me një grusht familjarësh të saj, e kanë zhvatur, sunduar, por asnjëherë qeverisur Shkodrën, dhe kjo gjë ka krijuar tek qytetaret një klime reaksioni, deklaroi Ndoka. Sipas kreut të PDK, nënkryetarja e PD, e ka humbur edhe përmasën e të qenurit Nënë, pasi në mënyrë të dhunshme, më presione e shantazhe , nxjerr fëmijët nëpër mitingje, duke dhënë shembullin e një nëne të keqe. Ndoka bëri të ditur se shumë shpejt ai do të informojë dhe organizmat ndërkombëtarë për terrorin dhe dhunën e ushtruar nga zonjat dhe zotërinjtë që po qeverisin Shqipërinë.