Qytetet ku do të shpërndahen bursat
Këtë vit do të akordohen bursa të plota për të gjithë nxënësit që ndjekin shkollat profesionale në degë prioritare si Bujqësi, Veterinari, Ndërtim e Pyje. Sipas Ministrisë së Arsimit, qeveria do të mbulojë me bursë të gjithë nxënësit e vitit të parë që vazhdojnë mësimin e shkollave profesionale dhe vijnë nga 16 rrethet verilindore dhe juglindore. Dhënia e bursave dhe zbatimi i paketës nxitëse përbën një garanci për rritjen e numrit të nxënësve me qëllim që arsimi profesional të përshtatet më mirë me tregun e punës.
Në programin e qeverisë thuhet se: "Zgjerimi i pjesëmarrjes së nxënësve, trefishimi i numrit të nxënësve nga zona verilindore dhe juglindore në arsimin e mesëm, me përparësi në atë profesional, përshtatja në vazhdimësi e strukturës së arsimit të mesëm profesional me kërkesat e tregut. E gjithë kjo do të shoqërohet me një reformë institucionale, që do të mundësojë, në planin afatgjatë, krijimin e një sistemi modern dhe eficient të arsimit e formimit profesional".
"Ndërsa në mandatin e parë të qeverisjes ‘Berisha‘ u ndërtuan vetëm këtë vit mbi 7 konvikte të reja dhe 2 konvikte të rikonstruktuara për shkollat e mesme në të gjithë vendin; u zhvilluan kurrikulat sipas standardeve europiane për arsimin profesional; u adoptua një strukturë fleksibël për këtë sistem", sqaroi zyrtarisht Ministria e Arsimit. Sipas kësaj ministrie, gjatë mandatit të dytë, drejtimet kryesore për realizimin e objektivave programore të qeverisë do të jenë thellimi i reformës kurrikulare, sigurimi i infrastrukturës moderne, për të mundësuar lidhjen e mësimdhënies teorike me formimin praktik të nxënësve, shtrirjen e këtij sistemi në të gjithë vendin, kualifikimi i mësuesve si dhe ofrimi i një pakete nxitëse, që do të ndihmojë nxënësit për masivitetin në këtë sistem.