E Diel, 1 Nëntor 2026

Braktisi foshnjën, gjendet nëna 17-vjeçare

Braktis foshnjën e saj dyditëshe, identifikohet nëna e mitur. Ngjarja ka ndodhur në oborrin e Kishës së Zojës, në vendin ku ndizen qirinjtë, në lagjen "Bahçallëk" të qytetit të Shkodrës. Foshnja është gjetur rreth orës 18:00 të së hënës, nga një kalimtare e rastit. Ajo ka lajmëruar forcat e policisë, të cilat kanë nisur punën për gjetjen dhe identifikimin e nënës së saj, e cila është 17-vjeçarja me inicialet G.G. Pasi e ka identifikuar atë, policia ia ka kaluar materialet në ngarkim të saj, Prokurorisë së Shkodrës për veprën penale të "braktisjes së fëmijëve të mitur". Mësohet se foshnja e seksit femër është dërguar në maternitetin e Shkodrës.

Ar.Ho.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›