Arrestohen në hotel prostituta dhe tutoria
Ofronin seks kundrejt një pagese prej 3 mijë lekësh, prangosen nga Policia e Durrësit dy gra. Njëra për ushtrim prostitucioni, tjetra si tutore. Burime nga policia e qytetit bregdetar bëjnë të ditur se dje pasdite janë ndaluar në flagrancë Shqipërie Puja, 50 vjeçe nga Sukthi, nënë e katër fëmijëve, si dhe Liridona Shala, 25 vjeçe nga Kosova. Mësohet se kosovarja prej kohësh jetonte në shtëpinë e Pujës, e cila ishte e divorcuar dhe jetonte me katër fëmijët e saj. Gratë kishin zgjedhur një hotel në zonën e Vollgës, në lagjen 1 të qytetit të Durrësit për të ushtruar "profesionin" e tyre. Ato kishin rënë dakord me pronarin e hotelit, të cilit i jepnin 1/3 e fitimit për çdo klient.
Va.Qy.
Va.Qy.