Plumba makinës, shpëton 32-vjeçari nga Berati
Plumba mbi një automjet në lëvizje, shpëton shoferi, ndërsa prangat janë shtrënguar mbi autorin. Natën e së hënës, një 27- vjeçar nga Durrësi është arrestuar në flagrancë nën akuzën e vrasjes me dashje të mbetur në tentativë dhe armëmbajtje pa leje. I dënuar edhe më parë për plagosje dhe armëmbajtje pa leje, Ardit Hyska është arrestuar sërish nga blutë, pas ngjarjes së ndodhur në rrugën hyrëse të qytetit bregdetar.
Rreth orës 20:30, në aksin rrugor Stacioni i Trenit-Ura e Dajlanit, pas një konflikti për motive të dobëta, Hyska ka tentuar të vrasë me armë zjarri shtetasin Roland Sado, 32 vjeç nga Berati me banim në zonën e ish-kënetës në Durrës.
Sado ka qenë duke udhëtuar me automjetin e tij tip "Volkswagen Pasat" me ngjyrë blu dhe targa TR1159P. Si pasojë e goditjes me pistoletë, automjeti është dëmtuar, por drejtuesi i tij nuk është plagosur. Pas ngjarjes, 27-vjeçari është larguar me shpejtësi për t‘iu shmangur hetimeve.
Burimet zyrtare të policisë thanë se shërbimet e Komisariatit të Policisë së Durrësit në bashkëpunim me seksionin për Hetimin e Krimeve Kundër Personit bënë kapjen në flagrancë të këtij personi, por ende nuk është gjetur arma e krimit.
V.Q