Qytetet më të ndotura të botës
Nëse nuk jeni i përfshirë në biznesin e naftës, nuk
mund të gjeni arsye për të lavdëruar ndotjen e
jashtëzakonshme të Bakusë në Azerbajxhan. Ujë
i ndotur, nivele kërcënuese të ndotjes së ajrit, që emetohen
nga gropat naftënxjerrëse të ish-republikës sovjetike.
Pikërisht, Bakuja, ky qytet ku njerëzit qëndrojnë ende
gjallë falë mrekullisë së adoptimit me të keqen, është
një nga vendet më të ndotura të botës. Situata aty është
shumë e rëndë, por sigurisht që kryeqyteti i Azerbajxhanit
nuk është aspak i vetmi me këtë shkallë ndotjeje.
Sapo është publikuar lista e 25 qyteteve më të ndotura të
botës. Për banorët e tyre, retë e mëdha të tymit që nderen
ditë e natë mbi qytete, shirat e acidit dhe kanalet e
ujërave të zeza që përmbytin zonat e banuara, janë pjesë
e jetës së përditshme. Sigurisht që ndikimi i tyre është i
dukshëm në radhët e popullsisë, për sa i përket gjendjeS
shëndetësore dhe jetëgjatësisë. Lista e përpiluar nga
"Mercer Human Resource Consulting‘s 2007 health and
Stations Rankings" është pjesë e raportit të cilësisë së
jetës, që përpilohet çdo vit dhe që bën renditjen e 215
qyteteve në botë, duke u nisur nga nivelet e ndotjes së
ajrit, menaxhimit të ndotjeve e mbeturinave, ujit të pijshëm,
shërbimeve spitalore, apo pranisë së sëmundjeve
infektive. Të gjitha qytetet i referohen Nju Jorkut, me
një pikavarazh indeksor 100. Sipas kësaj liste, renditja
nis me Bakunë, që ka një pikavarazh 27.6, më të keqin,
dhe përfundon me Calgarin në Kanada, qytetin më të
pastër, me një pikavarazh 131.7. Pas Bakusë vjen
kryeqyteti i Bangladeshit, Dhaka, që është krejtësisht i
ndotur nga gazet e trafikut dhe mosmenaxhimi i plehrave.
Çështja e ndotjes së ajrit është një ndër më të rëndësishmet
për shëndetin e njeriut, për përmirësimin e ekzistencëS
së tij, duke qenë se ajrin e thithim çdo çast dhe
shpesh jetëgjatësia jonë varet prej pastërtisë apo ndotjeS
së tij. Numrat 3 dhe 4 të listës janë kryeqytetet e Madagaskarit
dhe Haitit. Si Antananarivo i Madagaskarit, ashtu
edhe Port au Prince i Haitit, përballen me sfidat e rritjeS
së shpejtë të popullsisë urbane dhe si pasojë edhe të
ndotjes. Mexico City, i Meksikës, renditet i pesti në listën
e këtij viti. Banorët e këtij kryeqyteti kolosal ia detyrojnë
ajrin e ndotur industrisë së makinave që emeton aq
shumë dioksid karboni e gaze të tjera të rrezikshme për
jetën e njeriut, sa kjo situatë ka alarmuar edhe vetë Organizatën
Botërore të Shëndetësisë, e cila ka këmbëngulur
për marrjen e masave urgjente, pasi jeta e banorëve
është në rrezik të madh. Një ajër i ndotur do të thotë
shëndet i dobët dhe ekonomi që rrezikohen, pasi rritet
kostoja e shërbimit shëndetësor e kjo shoqërohet edhe
me rënien e produktivitetit në punë.