E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA pranon krizën ekonomike

Sekretari Amerikan i Thesarit, Henk Paulson, ka pohuar se ekonomia amerikane po përballet me një rënie të dukshme për momentin, por shpreson për një ringritje, në vazhdim të këtij viti. Lajmi vjen pasi Banka Qendrore Amerikane (Rezerva Federale) ndërhyn për të shpëtuar bankën e zhytur në telashe, Bear Stearns, duke i dhënë asaj 30 miliardë dollarë fonde emergjente. Rezerva Federale pritet gjithsesi të ulë sërish normat e interesit, një lëvizje kjo që do të rriste besimin në tregjet financiare. Ndërkohë, edhe dy banka të tjera, të mëdha, në Wall Street, kanë raportuar rënie të ndjeshme të fitimeve, për tre muajt e parë të vitit. "Goldman Sachs" dhe "Lehman Brothers" kanë regjistruar humbje, por gjithsesi, shifrat nuk janë shumë shqetësuese.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›