Terror dhe dhunë në Meksikë
32 trupa pa jetë janë gjetur në disa zona të qytetin meksikan të Veracruzit, ndërsa dhuna në vend sa vjen e përshkallëzohet. Trupat u gjetën vetëm 2 javë pasi po në të njëjtin qytet njerëz të armatosur hodhën 35 kufoma në një rrugë në mes të ditës. Qeveria meksikane ka lajmëruar se do të dislokojë trupa ushtarake shtetsë në Verakruz, ndërsa bandat e armatosura vazhdojnë të luftojnë për kontrollin e trafikut të drogës. Sipas autoriteteve meksikane, 32 viktimat e fundit u gjetën të ekzektutuara në tre shtëpi të ndryshme. Mësohet se shumica e viktimave kishin lidhje me krimin e organizuar. Veç luftës së bandave me njëra tjetrën, kohët e fundit në Meksikë janë formuar grupe qytetarësh, të mbiquajtuar vrasësit e kriminelëve, që luftojnë kundër të gjitha bandave. Pavarësisht se drejtësia meksikane thotë se do të dënohet kushdo që ndërmerr veprime personale, këto grupet thuhet se kanë një mbështetje të madhe popullore.
Shkrime të tjera me interes: