Vjen nga Zvicra zhduket ne Borsh
Kthehet nga Zvicra ku banonte me familjen dhe zhduket nga shtepia e gjyshes ne Borsh. Keshtu ka ndodhur me adoleshenten 15-vjecare Aishe Kreku. Zhdukja e saj eshte denoncuar ne Policine e Sarandes nje jave me pare dhe kerkimi i deritanishem nuk ka dhene asnje rezultat. I vetmi detaj qe behet i ditur per rrethanat e zhdukjes se saj eshte momenti kur ajo ka shoqeruar gjyshen nga Borshi per ne spitalin e Sarandes. Por pas daljes nga laboratori ku ajo ishte duke bere analizat nuk eshte takuar me me mbesen. Pasi nuk e ka gjetur as ne shtepine e tyre ne fshatin Borsh gjyshja e shqetesuar ka shkuar ne stacionin e policise ne Borsh ku ka thene se mbesa e saj Aishe Kreku eshte zhdukur pa lene asnje njoftim dhe adrese. Kete shqetesim ajo ia ka percjelle edhe te birit i cili ishte duke udhetuar per ne Zvicer. Ai eshte detyruar te kthehet mbrapsht dhe gjate nje jave kerkim policor ende adoleshentja nuk po gjendet se ku ka perfunduar.