E Diel, 1 Nëntor 2026

SHBA E djathta fetare ne garen presidenciale te 2012s

Ne Shtetet e Bashkuara te krishteret konservatore e ashtuquajtura E djathte fetare kane ndikuar ne zgjedhjet presidenciale gjate dy dekadave te fundit. Por ndikimi i tyre nuk ka qene aq i qarte sa cishte ne zgjedhjet e 2008-s te Presidentit Barak Obama kandidati qe ata e kundershtuan. Nje grup i ri lobist po perpiqet te ringjalle ndikimin e tyre per te ndihmuar Partine Republikane ne zgjedhjet e 2012-s.

Debra Kohl pershkoi me makine gjysmen e vendit  per te marre pjese ne takimin e koheve te fundit ne Uashington te Koalicionit per Besimin dhe Lirine. Ajo nuk mund ta imagjinoje se pse feja te mos jete zgjidhje per problemet e Amerikes.

Kur hap syte e shikon se cfare po ndodh ne vendin tone ne kulturen tone ne shoqerine tone ne familjet dhe me femijet tane te mos kesh fe eshte keq.  Gjerat jane keq por une shpresoj ne nje Zot qe jeton.

Ajo dhe shume te tjere kane te pakten nje shprese te perbashket se Presidenti Barak Obama nuk do te zgjidhet vitin e ardhshem.

Presidenti i Koalicionit te Besimit dhe Lirise Ralf Rid thote se apatia mes votuesve te krishtere konservatore ndihmoi ne fitoren e zotit Obama ne zgjedhjet e fundit presidenciale.

Sepse ne vitin 2008 dhe keto jane statistika te frikshme 17 milione te krishtere evangjeliste ose nuk ishin regjistruar fare per te votuar por edhe kur ishin regjistruar nuk shkuan ne qendrat e votimit.

Rid kishte kryesuar dikur Koalicionin e Krishtere qe mobilizoi konservatoret fetare ne mbeshtetje te Partise Republikane ne vitet 1990-te.

Me pas fati i tij politik u prek rende per shkak te lidhjeve te tij me skandalin e lobistit te Uashingtonit Xhek Abramof. Por Rid eshte kthyer perseri ne nje force ne Uashington. Pothuajse cdo kandidat presidencial republikan per zgjedhjet e 2012-tes mbajti fjalim ne takimin e organizuar prej tij.

Bashkohuni me mua per lutjen ne emer te vendit tone.

Mishelle Bakman eshte kandidate e preferuar e levizjes Tea Party. Mesazhi i saj kunder taksave dhe per nje qeveri te kufizuar ndryshoi pejsazhin politik amerikan ne zgjedhjet e mesmandatit presidencial. Shume konservatore te krishtere jane dakord me kete mesazh.

Por jo klerikia presbiteriane Jenifer Batler e cila thote se Krishti do te kundershtonte shkurtimin e programeve qeveritare per te varferit. Ate e shqeteson bashkimi i fuqise elektorale te konservatoreve te krishtere dhe levizjes Tea Party.

Ajo qe po  ndodh eshte se operativet politike si Ralf Rid po perpiqen te nderthurin dy axhenda sepse e djathta e krishtere ne vend eshte shume e forte.

E djathta fetare ka mbrojtur tradicionalisht vlerat sociale si ato te raport me abortin dhe martesen e homoseksualeve.

Por Majkell Kromarti i qendres se etikes konservatore dhe politikave publike thote se keto nuk do te jene ceshtje kryesore ne vitin 2012.

Mendoj se ato nuk do te jene tema qendrore per shkak te stadit tone te tanishem. Ne jemi ne gjendje emergjence.  Fushata do te perqendrohet ne dy tema ekonomia dhe gjendja e luftes kunder terrorit.

Kromarti thote se keto ceshje do ta benin me te lehte per te krishteret konservatore qe te votonin per kanditate si mormonet Mit Romni and Jon Hantsman te cilet disa evangjeliste nuk i konsiderojne te krishtere s si dhe per Njut Gingicin i cili ka pranuar se ka patur marredhenie jashtemartesore.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›