Qyteti-muze, me plehrat në prag, ndotet dhe Drino
Plehrat e qytetit të Gjirokastrës hidhen buzë Drinos.
GJIROKASTER/ PIRO NASE
Sipas specialistëve të mjedisit, qyteti-muze konsiderohet si një ndër vendet më problematike për gjetjen e një territori, i cili do të shërbejë për trajtimin e këtyre mbetjeve.
Aktualisht, depozitimi i plehrave të qytetit me 34 mijë banorë, të cilat në një ditë kapin sasinë e 50 tonëve, bëhet në një vend në afërsi të lumit Drino. Specialistët dhe shoqatat ambientaliste gjirokastrite pohojnë se vendi është jashtë kushteve dhe parametrave higjenik. Kjo pasi, vendgrumbullimi aktual i plehrave i caktuar nga bashkia është 3 kilometra larg zonës së populluar kur në bazë të ligjeve në fuqi distanca nga zona e banuar duhet të jetë të paktën 7 kilometra. Gjithashtu, pas dërgimit në këtë zona plehrat hidhen në sipërfaqe dhe nuk groposen. Prania e tyre në këtë vend rrezikon edhe ndotjen e ujërave të lumit Drino. Të paktën prej tre vjetësh, atyre nuk u vihet më zjarri, pas sensibilizimit të bërë për gazrat dhe lëndët kancerogjene që lëshon në atmosferë djegia e tyre. Mësohet se prej 18 vitesh ky problem ka qenë i mbartur nga administratat vendore njëra pas tjetrës, por deri më sot nuk është dhënë asnjë zgjidhje për gjetjen e një vendi të përshtatshëm. Megjithë takimet e organizuara në të kaluarën nga Prefektura e Gjirokastrës për gjetjen e rrugëve për trajtimin dhe depozitimin e plehrave të qytetit, asnjë projekt shpëtimi nuk është konkretizuar. Madje, institucioni i prefektit shumë herë ka bërë fajtor për gjendjen e krijuar pushtetin vendor, i cili nuk e ka parë të udhës të ligjërojë një vend për hedhjen e mbeturinave me justifikimin e mosgjetjes së një vendi të përshtatshëm. Veç kësaj, një problem jo pak i vogël është edhe grumbullimi i plehrave në masive të ndryshme me vend e pa vend brenda territorit të qytetit. Sipas bashkiakëve gjirokastritë, evadimi i tyre është mjaft problematik sidomos në zonat e larta pasi konsiderohen të pashkelura nga mjetet e transportit për shkak të terrenit të thyer dhe rrugicave të ngushta.