E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qyteti në një minutë



Vetëm një minutë mjafton për të treguar historinë e një kryeqyteti në 24 orë. Ky është një nga projektet më të mëdha, që ka “zbarkuar” në Tiranë, për të treguar minutën e kryeqytetit shqiptarë që në 2010 do të kurorëzohet në një ekspozitë të madhe që do të hapet në Shangai. Dje, në mjediset e Akademisë së Filmit “Marubi”, dy artistët nga Izraeli Effi Weiss dhe Amir Borenstein, fitues të disa çmimeve ndërkombëtare, si: Jerusalem Film Festival, çmim në kategorinë eksperimentale për video "color", 2006; young artist prize 2004, dhënë nga Ministria e Kulturës së Izraelit; International Media Art Award –Çmimi i Publikut-2001, kanë finalizuar videon 24-orëshe në Shqipëri. Ekspozita e projektit të 24 videove prej një minute secila, e cila do të hapet në Shangai 2010 në Kinë, do të përmbajë portretin 24 orësh të një qyteti nga 100 kryeqytete të botës. Kjo ekspozitë do të jetë një shëtitje nëpër këto 100 kryeqytete, duke treguar kështu, ku dhe sesi jetojnë njerëzit në vende të ndryshme të botës. Një portret i tillë, kompleks, unikal, intim dhe personal i Tiranës, parë me sytë e studentëve të Akademisë “Marubi”, do të paraqitet në këtë ngjarje kulturore ndërkombëtare.

Ekspozita mund të ndiqet në www.cityoneminutes.org, the digital TV channel Holland DOC / VPRO dhe drejtpërdrejt në World Expo në Shanghai, Kinë, 2010.

Akademia e Filmit dhe Multimedias “Marubi” në bashkëpunim me City One Minutes Foundation, nga stacioni televiziv i dokumentarëve Doc/VPRO, Holandë, dje ka projektuar premierën të 24 filmave njëminutësh të realizuar nga studentët e AFMM-së në bashkëpunim me dy artistëve nga Izraeli Effi Weiss dhe Amir Borenstein.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›