RENEA arreston të shumëkërkuarin Murat Nezha, i dënuar për vrasje të trefishtë
Forcat Speciale RENEA, bënë të mundur kapjen e të shumëkërkuarit Murat Rexhep Nezha, vjeç 33, banues në Tiranë. Operacioni për kapjen e këtij shtetasi u zhvillua në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme, në Kodër Kamëz, Tiranë, bazuar në informacionet e grumbulluara nga Drejtoria kundër Krimeve të Rënda në Policinë e Shtetit. Shtetasi Murat Nezha është dënuar me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Shkallës së Parë Kavajë me vendim të datës 13.12.2001. I shumëkërkuari është shpallur fajtor për vrasjen e 3 shtetasve, ngjarje kjo e ndodhur në qytetin e Kavajës me datë 30 dhjetor 2001.