Ambasadorët kundër diskriminimit seksual
Ambasadori amerikan në vendin tonë, Xhon Uidhers dhe ai gjerman Boshard, kanë zhvilluar një takim në qytetin e Lezhës, me përfaqësues të pushtetit vendor, si dhe të rinj. Për më shumë se 60 minuta, ambasadorët kanë zhvilluar një bisedë, në lidhje me ligjet më fort të diskutuara, atë kundër diskriminimit. Mesazhet e ambasadorëve u përqëndruan duke patur në vëmendje një nga personazhet më të fundit televizive, i cili pas deklarimit të homoseksualitetit të tij është bërë pre e paragjykimeve dhe reagimeve homofobike ndaj tij dhe familjes në qytetin ku jeton.
"Në një botë si kjo e jona, ku mbizotëron demokracia, asnjë formë e diskriminimit është e papranueshme. Njerëzit duhet të jetojnë jetën e tyre të lirë. Sot është e premtja e zezë. Njerëzit në mbarë botën sot mendojnë për vlera më të larta. është e mjerueshme që homoseksualët kanë qenë objekt i mizorisë së dhunshme, dinjiteti i cdo personi duhet të respektohet gjithmonë", deklaroi Uidhers.
Në të njëjtën linjë, kundër cdo forme të diskriminimit ka qenë dhe mesazhi i përcjellë nga ambasadori gjerman. "Prej pak kohësh edhe ligji shqiptar ka marr në mbrojtje pakicat seksuale, që në gjykimin tim është dicka shumë e mirë. Pasi shqiptarët duhet të dinë mirë një gjë të tillë, pasi vetë janë një pakicë në një numër të madh shtetesh fqinje, njerëzit nga Shqipëria janë pakicë në vendet ku kanë emigruar. Të gjithë këto grupe ankohen herë pas here për diskriminimin e pësuar dhe ne indinjohemi. Por të njëjtën indinjate ndjej dhe kur diskriminohet pakica seksuale", tha Borshard. Të pranishëm në takim kanë qenë zv.ministrja e Punës, Filloreta Kodra, dhe përfaqësues të shoqërisë civile që mbrojnë të drejtat e njeriut në vend.
Edlira Sulejmani < I mëparshmi