E Diel, 1 Nëntor 2026

Starova: Pavarësisht debateve politike, Shqipëria ka vazhduar të kryejë reformat

Zëvendësministri i Mbrojtjes, Arjan Starova, tha sot me rastin e 1-vjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO se, edhe pas debateve politike vendi ynë ka vazhduar të kryejë reformat. “Sfidat e Shqipërisë në të ardhmen përfshijnë shtimin e pjesëmarrjes së vendit në misionet paqeruajtëse, shtimin e bashkëveprimit me forcat aleate, kalimin në një force ushtarake profesioniste në vitin 2010, përmirësimin e mëtejshëm të legjislacionit dhe angazhimit të forcave tona ushtarake edhe në situata të tilla emergjente, si ato të përmbytjeve në Shkodër”, deklaroi Starova.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›