Dekretet për gjyqtarët, PD: I votojmë pa opozitën
Maxhorancës nuk i nevojitet pëlqimi i opozitës për dhjetë dekretet e presidentit për anëtarët e Gjykatës së Lartë dhe asaj Kushtetuese. 71 vota janë mëse të mjaftueshme për të kaluar këto kandidatura, me ose pa praninë e të majtëve në Kuvend.
"Nuk është se ka një domosdoshmëri mbi marrjen e pëlqimit nga forcat politike, sepse është nga Parlamenti. Nëse Parlamenti nuk do arrinte ta zgjidhte sigurisht kjo do zgjidhej në mënyrë konsesuale. Ne kur kemi qenë në opozitë, nuk është se na është marr mendimi për këtë proces", thotë demokrati Eduart Halimi.
Deri në 15 shkurt në presidencë 70 juristë kanë depozituar kërkesat për anëtarë të këtyre gjykatave, kërkesa që po shqyrtohen në këtë institucion para se të përzgjidhen dhjetë zëvendësuesit me mandat 9-vjecar. Po për miratimin e tyre maxhoranca ka kushtet e saj.
"Kuvendi do të jetë shumë i kujdesshëm tashmë, të mos lejojë që elementë të tillë, të cilët kanë dhënë vendime në kohën e komunizmit, që kanë qenë denigruese për pjesën e ish-të përndjekurve të jenë elementë të Gjykatës së Lartë dhe Kushtetuese. Elementi tjetër që është shumë i rëndësishëm, është elementi i integritetit profesional", vijon Halimi.
Por për sa i përket një mandati tjetër të skaduar, për zëvendësimin e të cilit duhen dhe votat e opozitës, atë të Avokatit të Popullit, përgjigja e Halimit është kjo: "Kjo nuk krijon një bllokim të institucionit, pra, nuk sjell krizë institucionale për aq kohë sa ligji i avokatit të popullit ka parashikuar që detyrat e Avokatit të Popullit në një kohë të pacaktuar i ushtron një zëvendës i tij".
Elona Gjylmi < I mëparshmi