E Diel, 1 Nëntor 2026

Fatura për tumoret kushton 10 milionë euro



Mungesa e barnave të shtrenjta në spitalin Onkologjik në QSUT ka sjellë shtimin e kërkesave për barna dhe përfundimin e atyre që ekzistonin. Në këtë mënyrë, pacientët nuk kanë mundësi kurimi dhe numri i të sëmurëve po pëson rritje të shpejta nga viti në vit. Specialistët e Onkologjikut shprehen se kërkesa për barna është rritur në përpjesëtim të drejtë me shtimin e numrit të të prekurve. Sipas përllogaritjeve mesatare të kryera fatura financiare që do të duhet për zgjidhjen e problemit në këtë shërbim kap shifrën e 10 milionë eurove. Çdo vit nga kjo sëmundje vdesin rreth 280 persona. Kjo është një shifër tepër e lartë për vendin tonë. Ndërkohë që Ministria e Shëndetësisë duhet të ndërhyjë për të siguruar furnizimin e spitalit me medikamente të shtrenjta.

25 Gusht 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›