E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lorik Cana ndeshkohet me tri ndeshje nga UEFA

Mesfushori Lorik Cana, njëherësh një nga futbollistët më të mirë të Kombëtares shqiptare, nuk do të luajë në tri takimet e radhës, pasi kapiteni i Marsejës në kampionatin francez u pezullua tri ndeshje nga Komisoni i Disiplinës së UEFA-s (i mbledhur sot), pas gjestit ndaj holandezit Uesli Shnajder në takimin Shqipëri-Holandë (0-1).
Ndeshjet- Ndëshkimi i pritshëm i zëvendëskapitenit të kuqezinjve, të dalë me karton kuq pas vendimit të gjyqtarit anglez Majkëll Rili, ishtë bërë i ditur, por rethanat në të cilën ndodhi mesa duket kanë ndikuar në dënimin minimal, pasi rregullorja parashikonte një pezullim nga tre deri në gjashtë ndeshje. Cana do të mungojë në ndeshjet kundër rivales sone direkt, Sllovenisë (në transfertë), më 13 tetor, atë kundër Bullgarisë në shtëpi (17.10.2007), që lufton së bashku me Rumaninë dhe Holandën për dy vendet e para si dhe Bjellorusisë në shtëpi (17 nëntor 2007), ekipi tjetër që Shqipëria synon të lërë pas në Grupin G.
Rumania-Mesfushori do të jetë i gatshëm për ndeshjen e fundit me Rumaninë, që mbyll edhe kualifikueset për Kampionatin Europian. Numri 5 i Shqipërisë mungoi edhe në ndeshjen e parë kundër Holandës në Amsterdam, për shkak të plotësimit të dy kartonëve të verdhë. Mungesa e Canës mund ta dëmtojë rëndë Kombëtaren në objektivat e saj, pasi dhe trajneri kroat Oto Baric e konsiderorente si një nga pikat më të forta të formacionit të tij.
Ankesa - Federata Shqiptare e Futbollit përmes një letre zyrtare u ankua në UEFA në lidhje me gjykimin e dyshimtë të Majk Rilit, ku kulmi arriti me anulimin e një autgoli plotësisht të rregullt të shkaktuar nga holandezi Mario Melciot në favor të Shqipërisë në minutën e fundit të pjesë së parë të ndeshjesh Shqipëri-Holandë, ndërkohë që ende nuk bëhet e ditur ndonjë masë ndëshkimore nga UEFA në lidhje me incidentin e hedhjes së shashkës nga 19-vjecari Gjikdhima drejt Melciot, pikërisht në fundin e takimit, pas shënimit të golit nga ana e Rud Van Nistelroit.
Ndeshjet qe do te mungoje Cana
13.10.2007: Slloveni-Shqipëri
17.10.2007: Shqipëri-Bullgari
17.11.2007: Shqipëi-Bjellorusi

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›