Tenis, Tsonga fiton turneun e Parisit

Joe Wilfried Tsonga ka fituar turneun masters të Parisit pasi mundi në ndeshjen finale argjentinasin David Nalbandian me rezultatin 6-3, 4-6, 6-4.
23-vjecari do t'i bashkohet emrave më të mëdhejn si Nadal, Federer, Dokovic, Davidenko dhe Rodik për të marrë pjesë në kupën Masters që zhvillohet më 9 nëntor.
Turneun e vetëm që kishte fituar deri tani Tsonga ka qenë Bankok Open në shator të këtij viti.
Numri 8-të në botë, Nalbandian nuk ia doli mbanë të përballonte sulmet e Tsongës i cili kaloi që në setin e parë në avantazh. Pas përfundimit të finales tenisti francez është shprehur shumë i kënaqur për këtë turne masters që fitoi përpara tifozerisë së tij.