Nga ditari i një gazetareje televizive...
Pikërisht më 16 nëntor, por 65 vite më parë, pak ditë para se të çlirohej Tirana, 39 intelektualë u pushkatuan pa gjyq në rrugët e Tiranës. Ata ishin ndryshe. Kërkonin të ishin të lirë dhe kishin ideale të cilat binin ndesh me regjimin komunist. Në atë periudhë historike kërkesa e tyre për t‘u shprehur e për të qenë të lirë, i etiketoi si antikomunistë. Si të tillë, u ekzekutuan. Sot pas shumë vitesh, në një nga sallat e mëdha të hotel "Sheraton", janë vendosur fotot dhe poshtë tyre është shkruar biografia e 39 qytetarëve që jetuan "Të lirë", sa mundën. Mes fotove që janë vendosur në mure, dallojmë figura të njohura të publicistikës por edhe të gazetarisë së asaj kohe. Salla është e tejmbushur me familjarë të këtyre shqiptarëve që u sakrifikuan për të mbrojtur idealet e tyre. Nipërit dhe mbesat të pranishëm në këtë takim janë rritur me lajtmotivin "të jemi të lirë". Por sa të lirë janë ata, dhe ne të gjithë sot?
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara, John Withers, merr shkas nga kjo ngjarje për të na kujtuar edhe një herë, se duhet të jemi ne shqiptarët, ata që duhet të kundërshtojmë çdo padrejtësi që na bëhet, duhet të jemi ne ata që kundërshtojnë censurën që vjen nga qeveria. Duhet të jemi ne ata që duhet të kundërshtojmë moszbatimin e ligjit nga ata që kanë në dorë ligjin. Ne shqiptarët duhet të kërkojmë lirinë në të gjitha kuptimet e saj. Ky apel i ambasadës amerikane na kujton se jemi ne që duhet të mbrojmë "lirinë" tonë.
17 nëntor
Është ora 10 dhe dielli është aq i ngrohtë sa shumë prej nesh kanë hequr xhupat. Kronika jonë sot do t‘i kushtohet tregut të librave të përdorur. Makina ndalon pranë pallateve nëntëkatëshe. Kameramani më thotë se këtu ka dy ose tre persona që merren me këtë biznes. Çmimet në këtë treg janë të lira dhe nëse ke fat gjen edhe libra cilësorë. Ndalojmë në pirgun e parë të librave që shohim, por tregtari, i cili prej 15 vitesh merret me këtë biznes, na kërkon me mirësjellje të mos e intervistojmë, pasi kohët e fundit ka pasur probleme. Largohemi me shpresën se do të gjejmë dikë tjetër që do të pranojë të ndajë me ne një pjesë nga jeta e tij. Në cep të parkut "Rinia", aty ku çdo minutë kalojnë qindra qytetarë, duket një pirg i vogël me libra të përdorur. Presim sa të largohen klientët e rastit dhe të flasim me të zotin e kësaj pune. Ai është Mehmet Arapaj. Një burrë me shtat mesatar dhe ezmer, i cili po shkruan në një copë të vogël letre porositë që do të duhet të gjejë, për një klient. Presim sa mbaron punë dhe i kërkojmë një intervistë. Mësojmë se ka tre vjet që merret me shitjen e librave, pas një pune 30-vjeçare si ushtarak. Libri është një nga dashuritë e tij të para dhe mesa duket një nga më të mëdhatë. Është punë e bukur, por herë-herë edhe e vështirë- thotë ai. Na duhet të gjejmë persona që shesin bibliotekën, të seleksionojmë librat e më pas t‘i shesim. Mehmeti është një sekser i zoti. Ka ditë që shes edhe 15 libra, ka ditë që nuk shes asnjë, na tregon burri 55-vjeçar. Ai i rregullon me dashuri librat e tij të vjetër. Po t‘i shohësh nga larg duket sikur po kërkon në një minibibliotekë që ngrihet përmbi trotuar. Teksa thith cigaren na thotë se ndër klientët e tij ka edhe shumë të burgosur. Ne qeshim dhe bëhemi kuriozë. Dhe bukinisti Mehmet na shpjegon se janë gratë apo të afërmit e tyre, që u blejnë të dashurve që ndodhen pas hekurave të qelive, libra artistikë me histori dashurie. që më së shumti ua këshillon Mehmeti. Por veç klientëve që kërkojnë të blejnë apo të porosisin libra, pranë tij vinë edhe shumë persona që duan të shesin librat që prindërit e tyre kanë grumbulluar me dashuri gjatë gjithë jetës. Janë kryesisht të rinj. Atyre u duhet të largohen nga Shqipëria, të shesin shtëpinë dhe bashkë me to edhe librat. Veç këtyre të rinjve ka edhe shumë të moshuar që preferojnë të shesin disa libra, pasi nuk kanë para mjaftueshëm për të shtyrë muajin apo për të pirë një kafe me miqtë… por këta të moshuar nuk shesin kurrë librat e Naimit, apo të Lasgushit, përfundon bukinisti ynë…
18 nëntor
Ligji i arsimit të lartë u miratua muaj më parë nga Parlamenti, pavarësisht kontestimeve të shumta të dhjetëra profesorëve. Disa nene të këtij ligji bien ndesh me implementimin e kartës së Bilonjës. E thënë në një fjali, situata nuk duket dhe aq e rëndë. Por nëse do të rremojmë pak më thellë do të kuptojmë se gjendja është e rëndë. Disa nene të këtij ligji cenojnë rëndë autonominë e universiteteve e si rrjedhojë reformimin e tyre. Këto nene shkaktojnë të gjitha problemet dhe mungesat në universitete me të cilat ne përballemi çdo ditë dhe për të cilat kërkojmë zgjidhje. Profesor Shezai Rrokaj na sqaron se mungesa e autonomisë financiare ndikon direkt në kushtet që kanë studentët në universitete, në cilësinë e mësimdhënies, por edhe në stafin e profesoratit, ku ka mungesa të mëdha. Bolonja kërkon të kemi master të nivelit të dytë, por edhe doktoraturë që duhet të drejtohen nga një staf i kualifikuar. Ky staf mungon në një pjesë të madhe të fakulteteve të Universitetit të Tiranës. Po në universitetet e rretheve? Aty nuk po guxojmë as të pyesim…
Profesor Rrokaj na thotë se, nëse universitetet do të kenë mundësi të administrojnë paratë që ata gjenerojnë, të ardhurat dytësore do të kemi universitete më të mira. Në auditorë nuk do të ketë karrige ku mund të griset xhaketa, do të kemi biblioteka dhe laboratorë cilësorë, por edhe profesorë që do të mund të kualifikohen në vende perëndimore dhe në pozicionet ku ka mungesa departamenti apo fakulteti. Vetëm kështu thonë profesorët e vjetër shqiptarë do të kemi një konkurrencë të plotë mes universiteteve private dhe publike dhe si rrjedhojë studentë më cilësorë, jo vetëm rritje të numrit të tyre. Por për sa kohë do të realizohen këto projekte? A duhet të ndryshohet ligji i arsimit të lartë? Pse po ecet me kaq shpejtësi për hapjen e dyerve të arsimit publik e privat? Mos kjo shpejtësi po rëndon në përgatitjen e studentëve cilësorë vetëm që të arrihen "standardet"?