E Shtunë, 31 Tetor 2026

Radhë kilometrike në doganën e Morinit

Radhët kanë shkuar deri në 8 kilometër, ndërsa situata vazhdon të jetë e tillë edhe gjatë ditës së sotme.

Shkaku kryesor është bërë sistemi kompjuterik i pikës së doganës së Kosovës, ku ditët e fundit është synuar informatizimi i gjithë sistemit për ta përshtatur atë me sistemin e Shqipërisë.

Tentativa nuk ka pasur sukses, çka ka lënë për orë të tëra dhjetëra shoferë kamionësh me produkte të ndryshme që të presin në rrugë. Gjatë orëve të natës së shkuar, kanë kaluar vetëm disa kamionë. Po punohet për të zhbllokuar situatën, teksa tregtarët shprehen se kjo iu shkakton dëme financiare. /Start/

                                                                                             2012-09-05 12:13
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›