E Diel, 1 Nëntor 2026

Radhe te gjata ne kufirin shqiptaro-grek

Ne vend kalimin kufitar te Kapshtices ne rrethin e Devollit fundjava ka sjelle veshtiresi qarkullimi per emigrantet shqiptare qe kthehen ne Greqi pas kremtimit te festes se Pashkes, per shkak te numrit te madh te tyre ne levizje drejt vendit fqinj. Burime zyrtare te policise kufitare ne kete dogane, thane se mesditen e djeshme, radha e automjeteve qe prisnin per te kryer procedurat e kalimit te kufirit per ne Greqi arriti ne rreth 2 kilometra. Sipas shefit te komisariatit te Devollit Ilir Kote, kjo gjendje e renduar e qarkullimit nderkufitar ka ardhur per shkak te numrit te madh te emigranteve qe kane zgjedhur fundjaven per tu kthyer ne vendet e tyre te punes ne Greqi. Ai sqaroi se "kjo gjendje gjithsesi eshte e perkohshme" duke shtuar se, per te kryer sa me shpejt procedurat e kalimit kufitar per emigrantet, nga ana e policise kufitare shqiptare po punohet me kapacitet te plote, nderkohe qe nga pala greke vihen re ritme normale te punes. Nderkohe ne Kakavije dita e djeshme ka shenuar serish nje fluks te larte te levizjes se emigranteve shqiptare ne drejtim te shtetit fqinje, Greqi te cilet kthehen ne vendet e tyre te punes pasi kane kaluar festen e Pashkeve dhe 1 Majit ne vendlindje. Sipas burimeve policore ne Stacionin Kufitar te Kakavijes, deri ne oren 15.00 te dites se djeshme kane kaluar traun e doganes shqiptare me destinacion Greqine rreth 7 mije emigrante. "Duke pare fluksin e renduar te levizjes efektivat e policise gjate fundjaves i kane dhene perparesi serish perpunimit fillimisht te autobuseve te udhetareve", thote zedhenesi i policise se Gjirokastres, Gentian Mullai. Jane rreth 25 autobuse udhetaresh qe deri mesditen e djeshme kane lene pas traun e Kakavijes shqiptare me destinacion token greke. Si shkak i ketij fluksi te renduar te levizjes automjeteve te vogla ne oret e mesdites i eshte dashur te presin serish rreth 1 ore ne radhe per te perpunuar dokumentet ne sportelet e kontrollit. Nderkohe ne oret e pasdites me renien e fluksit te levizjes edhe situate ka shkuar drejt normalitetit, cka ka bere qe emigrantet te mos presin me ne radhe duke perfunduar brenda nje kohe te shkurter procedurat e kontrollit ne dogane dhe me pas per te vazhduar normalisht udhetimin ne drejtim te Greqise. Gjate fundjaves kane udhetuar ne drejtim te Greqise nepermjet doganes se Kakavijes rreth 15 mije emigrante.

G. Ashimi/B. Kore


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›